14 Shkurt – Octavius Winslow

14 Shkurt

Në këtë është dashuria: jo se ne e kemi dashur Perëndinë, por që ai na ka dashur ne dhe dërgoi Birin e tij për shlyerjen e mëkateve tona.” ‭‭1 Gjonit‬ ‭4:10‬

“Në këtë është dashuria!” Sikur Gjoni të thoshte, “dhe askund tjetër përveçse këtu!” Që Perëndia të ndëshkonte të pafajshmin për fajtorin – që Ai të derdhte gjakun e Birit të Tij për të anuluar fajin e rebelëve të Tij – që Ai të vendoste një barrë të pafundme zemërimi mbi shpirtin e Tij, në mënyrë që të vendoste një pesë të pafundme dashurie mbi ne – që Ai të sakrifikonte jetën e Tij me një vlerë të paçmueshme për jetën tonë – të pavlerë, të humbur dhe të dënuar – që Ai jo vetëm të jepte Birin e Tij, por që ta plagoste Atë, t’i shkaktonte brengë, ta mundonte Atë, ta bënte shpirtin e tij flijim për mëkatin – që “Zoti i Lavdisë” të bëhej një “njeri i brengave,” që Zoti i Jetës të vdiste, dhe Trashëgimtari i të gjitha gjërave të ishte si “ai që shërben.” Oh çfarë thellësish dashurie të pa hulumtueshme! O dashuri e Perëndisë që ia tejkalon çdo zgjuarsie!


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*