16 Shkurt – Octavius Winslow

16 Shkurt

Por unë nuk jam vetëm, sepse Ati është me mua.” Gjoni 16:32

Oh çfarë fjalësh janë këto! Kush mund t’ju lëndojë tani? Çfarë mund të të ndodhë? Kur dhe ku mund të jeni vetëm, nëse Ati juaj qiellor është me ju? Ai është me ju në oqean; Ai është me ju në tokë. Ai është me ju në mërgim; Ai është me ju në shtëpi. Miqtë mund t’ju braktisin, dhe të afërmit mund të vdesin, rrethanat mund të ndryshojnë, por “Ati im është me mua!” mund të jetë ende ngushëllimi dhe mburrja juaj. Oh sikur të përjetonit praninë e atij Ati – të ecnit me Perëndinë në vetëdijen e thellë që syri i Tij i dashur nuk largohet kurrë prej jush, që prania e Tij solemne nuk largohet kurrë nga ju, që përqafimi i krahëve të Tij nuk do të largohet kurrë – atëherë do t’i thoshit mirësevjen vetmisë, pikëllimit të cilat do të bëhen të gëzueshme, të ëmbla dhe të shenjtëruara prej një kuptimi të tillë! “Unë nuk jam vetëm, sepse Ati është me mua.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*