14 Prill – Octavius Winslow

“Dikush më preku.” Luka 8:46

Ne duhet ta pranojmë që kryqëzimi i mëkatit ja kalon pafundësisht shfaqjeve më të pushtetshme të fuqisë krijuese. “Nëse me anë të Frymës i bëni të vdesin.” Këtë gjë Ai e bën duke na bërë ne më të ndjeshëm për ekzistencën e mëkatit që banon brenda nesh – duke i thelluar edhe më tepër aspiratat tona pas shenjtërisë – duke derdhur dashurinë e Perëndisë në zemrën tonë. Por mbi të gjitha. Fryma e vret mëkatin tek besimtari përmes zbulesave të Zotit Jezus. Ai na udhëheq tek kryqi, Ai do të na tregojë që ashtu sikurse Krishti vdiq për mëkatin edhe ne duhet të vdesim ndaj mëkatit – dhe kjo duhet të bëhet përmes të njëjtit instrument. Pamja jonë reale dhe me besim e kryqit të Jezusit ka një fuqi të jashtëzakonshme kryqëzuese! Pali qëndroi poshtë hijes së tij të jashtëzakonshme dhe soditi viktimën e tij hyjnore ndërsa shpalli, “Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mburrem me tjetër gjë, veç për kryqin e Zotit tonë Jezu Krisht, për të cilin bota është kryqëzuar tek unë edhe unë te bota.” Afroju kryqit të Shpëtimtarit, nëse dëshiron të arrish ndonjë rezultat në këtë vepër të madhe dhe të nevojshme të kryqëzimit. Fryma e bën të efektshme, por e bën përmes mjetit të Shlyerjes.

Duhet të ketë një kontakt personal me Jezusin. Kjo është gjëja e vetme që e merr hirin e Tij. Kur gruaja e mjerë në Ungjill e preku Shpëtimtarin na thuhet që turmat po shtyheshin rreth Tij. Megjithatë, nga e gjithë ajo turmë që po ngjishej pas Tij, kishte vetëm një person që e mori virtytin shërues. Në të njëjtën mënyrë turmat e ndjekin Krishtin nga jashtë; ata mbushin oborret e Tij, ju afrohen porosive të Tij, dhe flasin mirë për emrin e Tij, por që nuk kanë përjetuar asnjë gjë personalisht përmes besimit dhe marrëdhënies me Zotin. Ata mbushin shtegun e Tij, shtrojnë degët e tyre në të, dhe bërtasin hosana; por sa të paktë janë ata për të cilët Krishti mund të thotë, “Dikush më preku”! Le të kemi më tepër marrëdhënie personale me Zotin Jezus. Ai kënaqet në këtë gjë. Kjo i pëlqen, kjo e përlëvdon. Ai na bën thirrje të vijmë dhe të paraqesim çdo ndjenjë personale, të bëjmë të njohur çdo nevojë, të zbulojmë çdo brengë dhe t’i besojmë çdo të fshehtë zemrës së Tij. Turma nuk mund të na fshehë nga sytë e Tij. Ai i sheh të mjerët dhe zemërthyerit; Ai i dallon të përulurit dhe të drithëruarit; Ai e sheh vështrimin që hidhet drejt Tij; Ai e ndjen rrëqethjen e prekjes së butë, hezituese e megjithatë plot besim. “Dikush më preku.” Kush? A je ti ai lexues i dashur?


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*