21 Shkurt – Octavius Winslow

21 Shkurt

Nëse vuajmë me të dhe përlëvdohemi me të.” Romakëve‬ ‭8:17‬

Jo sikurse vuajti Ai. Oh, jo! Nuk ka mallkim, nuk ka zemërim, nuk ka ferr në kupën e pikëllimit që pimë ne. Të gjithë këta përbërës ishin llumi i hidhur i kupës së Tij. Megjithatë, Ai vuajti bashkë me ne, dhe lejon që mundimet tona të quhen “mundimet e Krishtit.” Ai është me ty në shtratin e sëmundjes; Ai është me ty në shtrojën e dergjjes; Ai është me ty në dhomën e errët; Ai gjunjëzohet bashkë me ty pranë arkivolit; Ai qan me ty pranë varrit. Oh, a nuk do të pajtohemi me të gjithë vuajtjen që kemi kaluar ndonjëherë, apo që mund të na kërkohet të durojmë, të ndiejmë njësinë e përsosur, praninë, simpatinë dhe përqafimet e një Shpëtimtari të tillë? Kush do të donte t’i ruhej turpit të kryqit të Tij, përbuzjes për emrin e Tij, përunjësisë së mbretërisë së Tij, vetëmohimit të fesë së Tij, duke pasur pranë simpatinë më të butë në çdo hap me këtë Martir të shquar – me këtë Princ të të përvuajturve – me këtë Vëlla që ka lindur për ditë të vështira?


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*