21 Mars – Octavius Winslow

21 Mars

“Jam Unë, mos kini frikë.” Gjoni 6:20

Imagjinojeni veten duke shkuar përgjatë një shtegu shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, çdo hap i të cilit është i mbushur me dhimbje dhe rrezik, dhe hidhet me shumë hizitim dhe dyshim. Pa e ditur dhe pa u parë nga ju, është dikush që qëndron pranë jush çdo moment, duke kontrolluar çdo hap të gabuar dhe duke drejtuar çdo hap me dyshim; duke zbutur çdo pikëllim dhe duke plotësuar çdo nevojë. Gjithçka është e qetë dhe e heshtur. Nuk dëgjohet asnjë tingull, nuk dallohet asnjë lëvizje; e megjithatë, për habinë tuaj, mbështetja që ju nevojitet vjen saktësisht në momentin e duhur – ju nuk e dini se nga erdhi dhe nga kush. Kjo nuk është një tabllo e ëndërruar. A je një fëmijë i Perëndisë që po i gjurmon hapat e tua pas në Parajsë përmes një udhe të rrezikshme dhe të ngatërruar? Jezusi është pranë teje në çdo moment, i padukshëm dhe shpesh i padallueshëm. Me raste keni mbetur pa fjalë nga mahnitja prej ndërhyrjeve të çuditshme të provanisë dhe hirit për llogarinë tuaj. Nuk ka asnjë shenjë të dukshme që të tregojë burimin e ndihmës tuaj. Nuk u dëgjua asnjë zhurmë hapash përkrah jush, dhe nuk dalluat as një hije përgjatë shtegut tuaj. Asnjë ligj i natyrës nuk u ndryshua dhe as u ndërpre, dielli nuk qëndroi pa lëvizur, as qiejt nuk u hapën; megjithatë, çlirimi i habitshëm dhe i efektshëm erdhi në momentin kur nuk e prisnit fare, por që ishte momenti i nevojës më të madhe. Ishte Jezusi, Shenguesi yt, Vëllai yt, Bariu yt dhe Udhëzuesi yt. Ishte Ai që vigjiloi sipër jush, i padukshëm dhe i padallueshëm, Ai ju ruajti si beben e syrit të Tij dhe ju strehoi në pëllëmbën e dorës së Tij. Ishte Ai që ju dha guxim për luftën, Ai derdhi forcë në shpirtin tuaj dhe hir në zemrën tuaj kur gjithë pesha e fatkeqësisë kishte rënë mbi ty. I tillë ka qenë Ai gjithmonë për shenjtorët e Tij. Incidenti i dishepujve në stuhi na paraqet një rast të goditur për këtë. Shiheni Atë në këmbë në breg, duke e vëzhguar me një shikim të gjallë barkën e vogë që po lëkundej në mes të detit. Shpesh ata ishin të padukshëm për syrin njerëzor, por nuk ishin kurrë të humbur nga syri i Tij. As kur Ai ishte vetëm në mal për t’u lutur nuk ishin të braktisur dhe të harruar. Ai e dalloi rrezikun e tyre që nga atje, i njohu frikërat e tyre, dhe nxitoi të shkonte t’i mbështeste. Duke u nisur nga bregu Ai ju afrua atyre. Sa madhështore që u shfaq forma e Tij ndërsa ecte si njeri; përmbi ujërat, si Perëndi! Ata nuk e kuptuan që ishte Jezusi, dhe patën frikë. Por njohuria e tyre për Të nuk ishte e nevojshme për sigurinë e tyre. Mjaftonte që Ai i njihte ata. Tamam në momentin kur stuhia kishte arritur kulmin dhe frikërat e tyre ishin intensifikuar bashkë me rrezikun, Ai iu afrua dhe u tha atyre me tonin e zërit të Tij të butë dhe qetësues, “Jam Unë, mos kini frikë.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*