Për çfarë bën fjalë Adventi?

4 Dhjetor

prej John Piper

Për çfarë bën fjalë Adventi?

Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetave.

Marku 10:45

Krishtlindja ka të bëjë me ardhjen e Krishtit në botë. Ka të bëjë me Birin e Perëndisë, i cili ekzistonte që nga përjetësia me Atin si “shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij,” ai mori një natyrë njerëzore dhe u bë njeri (Hebrenjve 1:3).

Krishtlindja ka të bëjë me lindjen e virgjër të një foshnje të ngjizur në mënyrë të mrekullueshme prej Frymës së Shenjtë dhe ai është Biri i Perëndisë, jo në atë mënyrë sesi ju dhe unë jemi bij të Perëndisë, por në një mënyrë krejtësisht unike (Luka 1:35). Ka të bëjë me ardhjen e një njeriu të quajtur Jezus në të cilin “sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë” (Kolosianëve 2:9).

Krishtlindja ka të bëjë me ardhjen e “plotësisë së kohës” që ishte profetizuar nga profetët e lashtë që një sundimtar do të lindte në Betlehem (Mikea 5:2); që do të lindte një fëmijë i cili do të quhej Këshilltar i Admirueshëm, Perëndi i Fuqishëm, At i Përjetshëm, Princ i Paqes (Isaia 9:6); që do të vinte një Mesia, një i vajosur, një filiz nga dega e Isait, një Bir i Davidit, një Mbret (Isaia 11:1-4, Zakaria 9:9).

Sipas Markut 10:45 Krishtlindja ka të bëjë me ardhjen e Birit të Njeriut i cili “nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetave.” Këto fjalë tek Marku 10:45 si një përshkrim i shkurtër i Krishtlindjes janë ato që shpresoj se Perëndia do t’i ngulitë në mendjen dhe zemrën tuaj këtë Advent.

Hape zemrën për të pranuar dhuratën më të mirë të imagjinueshme: Jezusi e dha veten për të vdekur për ty, për të të shërbyer ty për gjithë përjetësinë. Pranoje. Largohu nga mëkati dhe mbështetja tek vetja. Bëhu si fëmijët e vegjël. Besoji Atij. Besoji Atij. Besoji Atij me jetën tënde.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*