4 Prill – Octavius Winslow

“Por do të thotë ndonjë: ‘Si ringjallen të vdekurit, edhe me ç’trup do të vijnë?’.” 1 Korintasve 15:35

Trupi identik që u mboll, e megjithatë shumë i ndryshuar, shumë frymëror, shumë e përlëvduar, shumë i pavdekshëm, sa do të rivalizojë në bukuri edhe formën më të lartë të frymës, ndërsa do të ngjajë në formën e tij me trupin e lavdishëm të Krishtit Vetë. Ne mund të krijojmë thjesht një konceptim të dobët edhe nga përshkrimet e shkëlqyera të apostullit, për lavdinë etrupit të ringjallur të të drejtëve. Por këtë gjë e dimë, në çdo aspek do të jetë një strukturë e denjë për një shpirt të përsosur i cili do të banojë brenda tij. Tani “trupi” është antagonisti, dhe jo shërbëtori i “shpirtit” – është pengesa e tij, burgu i tij, armiku i tij. Në momentin që Jezusi denjon “ta mbushë këtë banesë të ulët” me praninë e Tij brenda banuese, në atë moment nis ai konflikt i ashpër dhe i fortë mes shenjtërisë dhe mëkatit, gjë e cila shpesh bën që besimtari të lëshojë britmën e hidhur, “Oh, njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes?” Oh, çfarë barre që është ky trup i mëkatit! Prishjet e tij, mangësitë e tij, dobësitë e tij, dhimbjet e tij, sëmundjet e tij, të gjitha komplotojnë bashkë që ta bëjnë trupin tiranin e shpirtit, nëse hiri nuk e mban të nënshtruar dhe ta vërë poshtë si skllavin e vet. Sa shpesh ndodh që kur mendja dëshiron të ndjekë studimin e saj të referuar, trupi i lodhur dhe i munduar e ligështon! Sa shpesh ndodh që kur fryma niset në fluturim në meditimet e saj, dhe në komunikimin me Perëndinë, natyra inferiore e mban në tokë me peshën e saj, apo e mban të zënë me nevojat e saj! Sa shpesh ndodh që kur shpirti ka etje për njohuri hyjnore, dhe zemra digjet për shenjtëri, aspiratat e saj më të thella dhe përpjekjet e saj më të forta shkurajohen dhe pengohen nga dobësitë ngjitëse të natyrës njerëzore të prishur dhe të vuajtur!

Nuk ka për të qenë kështu në mëngjesin e ringjalljes. “Edhe ky trup që prishet, kur të veshë mosprishjen, edhe ky i vdekshëm kur të veshë pavdekësinë.” Ndryshim i mistershëm dhe i lavdishëm! “Në një moment, sa hap e mbyll sytë, në borinë e fundit,” të vdekurit në Krishtin do të zgjohen nga gjumi i tyre i gjatë, do të dalin nga varret në një pavdekësi të lavdishme. Oh sa i ndryshuar, sa i transformuar, sa i ndryshuar! “Mbillet trup natyror, ringjallet trup frymëror.” Kush mund ta imagjinojë, kush mund ta përshkruajë? Çfarë anatomie mund t’i shpjegojë misteret e saj? Cili penele mund t’i pikturojë bukuritë e tij! Të gjitha mbetjet dhe të gjitha skutat e prishjes do të jenë hequr tej! “Një trup frymëror!” Aq i ripërtërirë, aq i shenjtëruar, aq qiellor, aq i veshur me atributet e larta dhe të lavdishme të shpirtit, e megjithatë e ruan “formën dhe përbërjen” e materies; dhe tani simpatizohet dhe bashkohet me shpirtin në veprën e tij të lartë të bindjes ndaj vullnetit të Perëndisë dhe në të kënduarit e lavdeve të Tij, do të ngrihet bashkë me të në krahët e tij të lartësuar, do ta shoqërojë dhe do ta ndihmojë në hetimet e tij të thella të mistereve të fshehura dhe sublime të përjetësisë.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*