19 Prill – Octavius Winslow

“Të cilit do t’i venë emrin Emanuel, që do të thotë: ‘Perëndia me ne’.” Mateu 1:23

Veçmas doktrinës së Hyjnisë supreme të Krishtit, mbi cilën rërë e mbështesin njerëzit shpresën e tyre për qiellin; çfarë ëndrrash, çfarë hijesh janë gjithë pritjet e tyre për jetën e përjetshme! Nëse hyjnia e Jezusit mohohet apo hidhet poshtë, gjithë sa është e çmuar dhe e vlefshme në vdekjen e tij reduktohet thjesht në një dështim. Çfarë do jetë bindja e tij ndaj ligjit, nëse reduktohet thjesht në një bindje të fundme? Çfarë do të ishte durimi i dënimit të tij në kryq nëse do të vuante thjesht një ‘krijesë”? Si mund të plotësoheshin vallë kërkesat e qeverisjes morale të Perëndisë, si mund të lartësohej shenjtëria e tij, si mund të plotësohej drejtësia e tij dhe të na e paraqiste Perëndinë para syve tanë – si të drejtë dhe në të njëjtën kohë si drejtësues të atij që beson? Nuk do të ndodhte kurrë! Nëse pranimi juaj si mëkatar para këtij Perëndie të shenjtë bazohet mbi ndonjë drejtësi tjetër përveç “drejtsisë së Perëndisë,” je i humbur, madje për gjithë përjetësinë! Një Shpëtimtar i ‘krijuar’! Oh çfarë fantazie e mjerë! Një shpengues i fundëm! Çfarë skeme e tmerrshme dhe dashakeqëse e Satanit për t’i mbytur shpirtrat e njerëzve në humbje!

Por, sa e lavdishme, e pamasë dhe e paçmueshme që është kjo e vërtetë! Shihni se mbi çfarë shkëmbi qëndron ai besimi i të cilit është mbështetur mbi Hyjninë e Krishtit! Në gjakun dhe drejtësinë e Tij ai sheh dinjitetin e pafundëm dhe vlerën e Ndërmjetësit Perëndia-Njeri. Gjithë sa ka nevojë si mëkatar i mjerë, fajtor dhe i humbur e gjen këtu. Një drejtësi që e shfajëson plotësisht nga çdo akuzë e ligjit; një burim që e pastron nga çdo ndotje e mëkatit; një Shpëtimtar i cili jo vetëm është i pushtetshëm, por i gjithëpushtetshëm, për të mbartur pikëllimet e tij dhe barrët e tij, dhe për ta forcuar atë për konfliktet dhe vështirësitë e shtegtimit. Prandaj, shih lartë o besimtar! Fikjsoje syrin e besimit mbi lavdinë e përjetshme të Kreut tënd të besëlidhjes. Shpëtimi yt është garantuar prej një Shpenguesi të Plotfuqishëm, i cili është në gjendje ta ruajë atë që ia ke besuar Atij deri në ditën kur do ta paraqesë thesarin e Tij të veçantë.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*