27 Maj – Octavius Winslow

“Sepse besnik është ai që premtoi.” Hebrenjve‬ ‭10:23‬

Ti që ke një zemër dyshuese dhe të frikësuar; ti që po shikon valët që rrokullisen tek këmbët e tua, dhe je gati të mbytesh poshtë tyre, duke thënë, “A do të më braktisë Zoti përgjithmonë? A nuk do të më tregojë më hir? Mos ka shteruar përgjithmonë mëshira e Tij? Mos ka dështuar premtimi i Tij? Mos ka harruar Perëndia të tregohet i hirshëm? Mos vallë në zemërim e sipër e ka harruar mëshirën e Tij?” Shikoje lavdinë e të vërtetës së Perëndisë që shkëlqen në fytyrën e Jezu Krishtit, dhe mos dysho më. Për aq kohë që Jezusi jeton – jeton si Avokati yt, si Kryprifti yt, si Përfaqësuesi yt në borrin qiellor, gjithçka që premton besëlidhja dhe që sigurohet nga ndërmjetësimi i Tij është e jotja. “Premtimet e Perëndisë janë po dhe Amen në Krishtin Jezu.”

Ai nuk do ta shkelë kurrë betimin e Tij, nuk do ta falsifikojë fjalën e Tij, apo ta ndryshojë atë që ka dalë nga goja e Tij. “Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjala ime nuk do të kalojë.” Perëndia e thotë, prandaj besimi le ta përqafojë për shkak se Ai e thotë. Kjo është aq thelbësore për ngushëllimin tënd, saqë do ta përsëit paraljmërimin – në të gjitha marrëdhëniet e tua me premtimet Hyjnore, evito një besim si të Judenjve. Mos e shiko aq shumë hirin e premtimit, apo gjënë e premtuar – edhe pse të dyja këto janë të çmuara – sa duhet të shohësh Perëndinë tek premtimi. Premtimi është zemra e Atit tënd qiellor që po flet; është besnikëria e Atit tënd që po vepron. Mos u mbështet në bekimin e premtuar, mbështetu në vërtetësinë e Atij që e premtoi, atëherë besimi yt do të ketë siguri me Perëndinë.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*