11 Qershor – Octavius Winslow

“E njohim Zotin, të përpiqemi ta njohim më mirë.” ‭‭Osea‬ ‭6:3‬

Besimi i vërtetë në Perëndinë e sheh veten të pajtuar me të në Krishtin. Ky është themeli i gjithë marrëdhënies së shenjtë dhe të përulur me Perëndinë. Por në këtë pikë duhet të kemi kujdes që të mos vendosim kufizim sikurse bëjnë shumë të tjerë. Është vërtet shfaqje e madhe e hirit sovran që ne të kemi paqe me Perëndinë. Nga gjithë të vërtetat hyjnore dhe të përjetuara Perëndia i pajtuar me ne në Jezusin është e vërteta më e madhe. Derisa të përjetohet kjo gjë nuk mund ta themi me siguri që një individ është i sigurt për përjetësinë. Por fatkeqësisht, shumë e mohojnë këtë të vërtetë, dhe ende ëndërrojnë për qiellin! Por, edhe pse ky është një hir i madh, nuk më pak mëshirë për ne që të përparojmë mbi bazën e shpresës së siguruar drejt arritjeve më të pjekura në shenjtërinë universale.

Edhe në momentin më të mirë ne jemi thjesht studiues të ngathët në shkencën e aritmetikës frymërore. Kemi mësuar në mënyrë jo të përsosur një prej rregullave të saj të para, që hirit t’i shtojmë hir. “Duke bërë çdo përpjekje,” na nxit apostulli, “t’i shtoni besimit tuaj virtytin,” etj. Tani që është arritur paqja përmes gjakut shlyes duhet të ketë një lëvizje progresive, duhet të ketë përparim; çdo ditë, nëse është e mundur, për ta shtuar masën e hirit dhe duke i shumuar hiret e Frymës së Shenjtë. Pajtimi me Perëndinë është thjesht pikënisja e jetës hyjnore, jo vija e finishit; është fillimi, dhe jo fundi i vrapimit tonë. Me fjalë të tjera, një numër i madh njerëzish mbështeten në pranimin e tyre të parë të Krishtit. Me shpresën që janë konvertuar, ata bashkohen me një pjesë të caktuar të Kishës së Perëndisë dhe rehatohen në një shërbesë të caktuar. Këtu duket se qëndrojnë.

Nuk ka ecje përpara, nuk ka përparim, nuk ka braktisje të gjërave që kanë lënë pas, dhe as këmbëngulje për të shkuar më lart në shkallën e lavdishme, të cilën një At i hirshëm e ka zbritur prej qiellit, dhe me anë të së cilës duhet të ngjitemi në qiell. Të kënaqur me faktin që e kanë vendosur këmbën në shkallën e parë, aty qëndrojnë. Nuk ka “vazhdimësi për ta njohur Zotin.” E megjithatë, pse na e ka hequr Zoti barrën nga supet po të mos jetë që ne të ngjitemi edhe më lart? Pse i ka këputur zinxhirët nga këmbët tona, veçse që të shkojmë përpara? Kështu mos po harrojmë vazhdimisht që kryqi është pikënisja jonë në këtë garë, e megjithatë duhet ta kemi vazhdimisht para syve ndërsa dëshirojmë shenjtërinë mbi tokë dhe e arrijmë atë në një farë mase të bekuar, dhe përsosja e saj në qiell është synimi ynë madhështor dhe i sigurt.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*