30 Gusht – Octavius Winslow

“Çdo ndreqje, pra, aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim.” Hebrenjve‬ ‭12:11

Shpesh ekziston një ashpërsi, një hidhërim në nderqjen e Perëndisë tonë të besëlidhjes, gjë e cila është e rëndësishme dhe thelbësore për synimin për të cilin u dërgua, dhe nuk duhet të anashkalohet. Ai i cili e dërgoi ndreqjen caktoi edhe karakterin e saj – Ai ka për qëllim që kjo ndreqje të ndjehet. Ka shumë rrezik si në nënvlerësimin ashtu dhe në mbivlerësimin e ndreqjeve të Perëndisë. Nuk është e pazakontë të dëgjosh ndonjë shentor të Perëndisë të thotë, në mes të situatës ku Perëndia po merret me të, “Nuk më duket aspak si kryq; nuk më duket si mundim; nuk jam i vetëdijshëm për ndonjë barrë të caktuar.”

A nuk është e dhimbshme të dëgjosh shprehje të tilla nga buzët e një fëmije të dashur të Perëndisë? Kjo në fakt tregon një mungesë të ndjeshmërisë frymërore; një mangësi në atë ndjenjë të butë dhe qartë e cila duhet të përjetohet nga ai që rrëfen se është mbështetur në gjoksin e Jezusit. Në mënyrë solemne ne besojmë se është vullneti i shenjtë i Zotit që fëmija i Tij ta ndiejë ndreqjen si diçka hidhëruese; që t’i ndiejë goditjet e thuprës. Moisiu, Jakobi, Jobi, Davidi, Pali, të gjithë thanë, “Zoti më ka ndrequr me lëndim.”

Kur kujtojmë se ndreqjet tona shpesh dalin prej mëkatit tonë; që thupra dërgohet për të nënshtruar një prishje të fortë përbrenda, apo për të korrigjuar ndonjë largim të jashtëm; kjo duhet ta përulë gjithmonë shpirtin; kjo duhet të bëjë gjithmonë që ndreqja të shihet si duhet; që nëse nuk do të kishte ndonjë prishje të fortë përbrenda, apo ndonjë hap që hidhet për t’u larguar nga Perëndia, kjo ndreqje nuk do të ishte dërguar; oh çdo goditje e shufrës duhet ta përulë shpirtin në pluhur para Perëndisë! “Nëse Perëndia nuk do të kishte parë mëkat në zemrën time dhe mëkat në sjelljen time të jashtme, nuk do të më kishte trajtuar kaq ashpër.” Atje ku nuk ndihet hidhërimi i ndreqjes, a nuk ka arsye të dyshosh se shkaku i ndreqjes nuk është zbuluar ende dhe nuk kemi vajtuar për të?

Gjithashtu duhet të konsiderojmë faktin se goditja vjen prej Atit që na do; i cili na do aq mirë, sa nëse kjo ndreqje nuk do të ishte e nevojshme, ndreqja e atit nuk do të vendosej mbi zemrën e fëmijës së tij. Duke qenë se jemi të dashur për të sa vetë bebja e syritë të Tij, a do t’i dërgonte Ai ato goditje nëse nuk do të ishin absolutisht të nevojshme për ta? “Çfarë! Ati që më do është ai që po më pikëllon tani? A vjen kjo goditje nga zemra e Tij? Çfarë! A sheh Ati im gjithë këtë nevojë për këtë ndreqje të hidhur? A zbulon Ai brenda meje kaq ligësi, kaq shthurje, kaq shumë gjëra të cilat Ai i urren dhe që e brengosin Atë, sa më dërgon këtë disiplinë të ashpër?” Oh çfarë gëzimi që i jep goditjes ky mendim që ndreqja vjen prej Atit që më do!

Gjithashtu, shpesh ka diçka në vetë natyrën e ndreqjes që na bën ta ndiejmë hidhërimin e saj. Plaga mund të jetë në pjesën më të butë; qortimi mund të vijë përmes ndonjë idhulli të zemrës; Perëndia mund t’i bëjë disa prej bekimeve tona më të zgjedhura në burime të pikëllimit më të dashur. Sa shpesh e përdor ai këtë metotë në urtësinë dhe sovranitetin e mënyrës si na trajton! Bekimi më i çmuar i Abrahamit u në shkaku i pikëllimit të tij më therrës. Ndreqja mund të vijë përmes Isakut të dashur. Vetë mëshira të cilën e shtrëngojmë aq fort në zemrat tona mund të jetë zëri i Perëndisë për ne, i cili flet me tingullin e qortimit të ashpër dhe të butë në të njëjtën kohë. Samueli, i cili ishte i dashur për zemrën e Elit, ishte zëri solemn i Perëndisë drejtuar shërbëtorit të tij në gabim e megjithatë të dashur.

Prandaj, asnjë besimtar i munduar le të mos mendojë lehtë për ndreqjet e tij – është vullneti i Zotit që ai t’i ndiejë ato. Ato u dërguan për këtë qëllim. Nëse nuk do ta kisha ndjerë kryqin, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm për barrën, nëse plaga nuk do të më dhimbte, nuk do ta kisha çuar kurrë tek froni i mëshirës, për të kërkuar atje hir, mbështetje dhe forcë. Barra duhet që më së pari të ndjehet, para se të hidhet mbi Zotin; ndreqja më së pari duhet të ndjehet si hidhëruese, para se të kërkohet butësia dhe dhembshuria e Jezusit.

Ekziston një rrezik i barabartë në mbivlerësimin e ndreqjeve. Kur ato lejohen të na zhytin tepër thellë bë vajtim; kur na bëjnë të papërshtatshëm për detyrë; kur na pengojnë të ecim në shtegun që Perëndia ka caktuar për ne; kur na pengojnë të lutemi dhe nga mbajnë larg mjeteve të hirit; kur na nxitin të mendojmë mendime të ashpra dhe të flasim ashpër për Perëndinë, atëherë jemi duke i mbivlerësuar ndreqjet e Perëndisë, dhe po e pengojmë të mirën për të cilën ato u dërguan në mënyrë aq mirëdashëse të na e përcjellin.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*