14 Shtator – Octavius Winslow

14 Shtator

“Vetë Fryma i dëshmon frymës sonë se ne jemi bij të Perëndisë.” Romakëve 8:16

Sa i përket të vërtetës së madhe e cila dëshmohet në këtë mënyrë nga Fryma nuk duhet të supozojmë se dëshmia ka për të qëllim që ta bëjë vetë faktin më të sigurt; por thjesht të konfirmojë mendjen tonë në sigurinë ngushëlluese të saj. Birësimi ynë i tanishëm nuk mund të jetë më i sigurt nga sa është. Birësimi është siguruar për ne nga dashuria paracaktuese e Perëndisë dhe nga besëlidhja e përjetshme e hirit; konfirmohet nga bashkimi ynë me Zotin Jezus, dhe vuloset prej Frymës së Shenjtë të premtimit, “Duke na paracaktuar që të birësohemi në veten e tij me anë të Jezu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të vet.” Nuk është për të mirën e krijesave të tjera si ne, akoma më pak nuk është as për kënaqësinë e Vetë Perëndië, sa është sigurimin dhe ngushëllimin e zemrave tona, që Fryma jep dëshmi me frymën tonë se ne jemi bij të Perëndisë. Dëshmia është për konfirmimin e besimit tonë dhe për ngushëllimin e zemrave tona.

Por pyetja që ngrihet është, Cila është mënyra si jepet dëshmia e Tij? Në përpjekje për të gjetur një përgjigje duhet të pranojmë se nuk kemi të dhëna të caktuara që të na drejtojnë. Megjithatë, kemi dritë të mjaftueshme, rreze të punës së Tij në përgjithësi për të na ndihmuar që të krijojmë një ide inteligjente dhe të saktë të veprimtarive të Tij. Si mund të mendojmë që Fryma i dëshmon frymës tonë? Jo përmes vizioneve dhe zërave; as përmes ngrohtësisë dhe imagjinatës; as përmes ndonjë frymëzimi të drejtpërdrejtë apo përmes zbulesave të reja të së vërtetës. Mënyra e dëshmisë së Tij është shumë e ndryshme nga këto.

Nga sasia e dritës që na është garantuar mund të dalim në përfundimin që së pari Fryma mbjell në shpirt farën e jetës frymërore, e cila nën kujdesin e Tij prodhon “frytin e dashurisë, gëzimit, paqes, durimit, mirëdashjes, mirësisë, besimit, zemërbutësisë, vetëkontrollit.” Nga këto gjëra mund të dalim në përfundimin se logjikshëm të birësimit tonë. Nëse për shembull, një fëmijë i Perëndisë, me gjithë përuljen e shpirtit, dhe pas shumë përgjërimi në lutje, zbulon se pak a shumë disa nga këto efekte të veprimtarisë së Frymës janë zhvilluar në përjetimin e tij, atëherë nuk është mendjemadhësi që ai individ me ndershmëri dhe përulësi të arrijë në përfundimin se është një fëmijë i Perëndisë

Kjo është dëshmia e Frymës dhe ai nuk mund ta kundërshtojë pa një verbëri të vullnetshme, dhe as ta mohojë pa kryer mëkat. Dëshira e zemrës së ripërtërirë për shenjtëri siguron një shembull tjetër të mënyrës së dëshmisë së Frymës. Dëshira për t’u përshtatur me Perëndinë është frymëzim i Frymës. Prandaj, atje ku kjo gjë ekziston, përfundimi është se ai individ është një fëmijë i Perëndisë. Kështu duke lindur brenda nesh natyrën Hyjnore, duke prodhuar në ne fryte frymërore, dhe duke hukatur në shpirtin tonë një dëshirë për shenjtëri, Fryma na çon drejt përfundimit të arsyeshëm se ne kemi lindur nga Perëndia.

Duke e derdhur dashurinë e Perëndisë në shpirt – duke e spërkatur ndërgjegjen me gjakun e shlyerjes – duke e bërë Shpëtimtarin të dashur për zemrat tona – duke na udhëhequr që thjesht të prehemi në veprën e Tij të përfunduar, po, të prehemi në Të – duke e krijuar dhe duke e shtuar dashurinë për anëtarët e familjes dhe bashkësisë tonë me çfarëdo gjëje të shenjtë, qiellore dhe të dobishme, në këtë mënyrë Fryma dëshmon për marrëdhënien tonë me Perëndinë.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*