4 Tetor – Octavius Winslow

4 Tetor

“Por ju, shumë të dashur, duke ndërtuar veten tuaj mbi besimin tuaj shumë të shenjtë, duke u lutur në Frymën e Shenjtë, ruhuni në dashurinë e Perëndisë, duke pritur mëshirën e Zotit tonë Jezu Krisht, për jetën e përjetshme.” Juda 20-21

Askund në Bibël nuk flitet për besimtarit si një makineri pa jetë, si një robot: por flitet për të si dikush i cili është “i gjallë për Perëndinë,” si “i krijuar në Krishtin Jezus,” si “pjesëtar i natyrës Hyjnore.” Si i thllë ai urdhërohet ta “veprojë shpëtimin e tij me frikë dhe me dridhje,” të “tregohet i zellshëm për ta bërë thirrjen dhe zgjedhjen e tij të sigurt,” për të “qëndruar zgjuar dhe të lutet, që të mos bjerë në tundim.” Në këtë mënyrë Perëndia vendos një masë përgjegjësie për qëndrimin e besimtarit mbi vetë besimtarin në mënyrë që ai të mos jetë përtac, jo vigjilent dhe pa lutje, por të jetë shumë i ndjeshëm ndaj detyrimit të tij solemn për të “mohuar pabesinë dhe lakminë e botës, sepse ne rrojmë me perëndishmëri në këtë jetë,” duke kujtuar se ai “nuk i përket vetes por është blerë me një çmim.”

Nëse fuqia e Perëndisë është shkaku i mjaftueshëm i sigurisë së përjetshme të besimtarit, megjithatë besimtari është përgjegjës të përdorë me zell të gjitha mjetet e shenjta të cilat e ruajnë që të mos rrëzohet, mjete këto të cilat Perëndia ka caktuar dhe përmes të cilave ai punon. Si tempull i Frymës së Shenjtë, si dikush që ka marrë jetën hyjnore, si njeri i falur dhe i drejtësuar, atij i është bërë thirrje të mundohet me këmbëngulje, të lutet pa pushim, dhe të tregohet vigjilent.

Ai nuk duhet të vrapojë me vullnet drejt tundimit, nuk duhet ta ekspozojë veten pa qenë e nevojshme ndaj pushtetit të armikut, nuk duhet ta rrethojë veten me ndikime të pashenjta dhe armiqësore dhe pastaj duhet të strehoet në të vërtetën që Zoti do ta ruajë nga rrëzimmi. Mos e lejoftë Perëndia! Do të ishte gjë e tmerrshme të abuzonim me “doktrinën e cila është sipas perëndishmërisë,” ta “mbajmë të vërtetën me padrejtësi,” dhe ta bësh “Krishtin shërbëtor të mëkatit.” Lexues i dashur, ri zgjuar dhe lutu kundër kësaj gjëje!

Lëreni pritjen ngazëlluese të asaj lavdie në të cilën ju ruhen t’ju nxitë të këmbëngulni me zell në detyrën e shenjtë dhe t’ju shtrëngojë për t’u treguar të duruar në vuajtje. Në të gjitha vuajtjet tuaja me mëkatin që banon brenda jush, nën trysninë e të gjitha sprovave të jashtme, lëreni këtë të vërtetë t’ju ngushëllojë – që Ati juaj qiellor ju ka “me anë të mëshirës së tij të madhe na rilinid për një shpresë të gjallë me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish, për një trashëgim të paprishshëm, të panjollë, dhe të pafishkur, që është ruajtur në qiejt për ju, që nga fuqia e Perëndisë me anë të besimit jeni të ruajtur, për shpëtimin;” i cili shjet, oh sa shpejt – gjithçka që tani e ngarkon zemrën me shqetësim dhe e lëndon me trishtim – gjithçka që i zbeh sytë me lotë, që e mbush ditën plot ankth dhe e bën natën pa gjumë, gjithçka e tillë do të jetë sikur të mos kishte ekzistuar kurrë.

Duke dalë nga mpleksjet, nga lodhja, nga shkretia, nga vetmia dhe nga tundimet e shkretëtirës, do të hysh në prehjen tënde të përjetshme, në trashëgiminë tënde që nuk do të fishet, atje ku nuk ka më brengë, as sëmundje, as mëkat; atje ku nuk ka më perëndim, as muzh, as hije të mbrëmjes, as errësirë të mesnatës, por gjithçka është një ditë e e përjetshme, e përsosur dhe pa re; sepse Jezusi është gëzimi, drita dhe lavdia e atij vendi.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*