Diçka për të cilën ia vlen të këndosh!

22 Dhjetor

prej John Piper

Diçka për të cilën ia vlen të këndosh!

Sepse ka priftërinj të cilët ofrojnë dhuratat sipas ligjit, që shërbejnë sipas shëmbullit dhe hijes së gjërave qiellore… Po tani Krishti mori një shërbesë edhe më të shquar, sepse është ndërmjetësi i një besëlidhjeje më të mirë, që bazohet mbi premtime më të mira…

Dhe kjo është besëlidhja që unë do të bëj me shtëpinë e Izraelit pas atyre ditëve, thotë Zoti: unë do t’i shtie ligjet e mia në mendjet e tyre dhe do t’i shkruaj në zemrat e tyre, dhe do të jem Perëndia e tyre dhe ata do të jenë populli im.”

Hebrenjve 8:4–10

Këtu shohim që Krishtlindja do të thotë dy gjëra. Së pari, do të thotë zëvendësimi i hijeve të Dhjatës së Vjetër me realitetin. Tempulli dhe sakrificat, priftëria, festat, ligjet e ushqimeve ishin të gijtha hije dhe kopje të realitetit në qiell. Ky realitet është Jezu Krishti dhe vepra e tij si Kryeprifti ynë, si sakrifica jonë dhe si fokusi i adhurimit tonë. Jezusi i përmbush dhe i zëvendëson hijet e Dhjatës së Vjetër.

Së dyti, do të thotë që Perëndia e bën realitetin e Krishtit të vërtetë për ne personalisht përmes veprës së besëlidhjes së re kur e shkruan këtë të vërtetë në zemrat tona. Perëndia lëviz fuqishëm në zemrat dhe mendjet tona për ta mposhtur rezistencën tonë ndaj bukurisë së ralitetit të tij. Ai e shkruan vullnetin e tij – të vërtetën e realitetit të Jezusit – në zemrat tona në mënyrë që ta shohim atë për faktin se kush është në të vërtetë dhe të jemi të gatshëm dhe të vullnetshëm për t’i besuar dhe për ta ndjekur atë – të lirë nga brenda jashtë dhe jo si skllevër të shtrenguar nga jashtë.

Perëndia është i drejtë dhe i shenjtë, i veçuar nga mëkatarët – mëkatarë si ju dhe unë. Ky është problemi ynë kryesor në Krishtlindje – dhe në çdo periudhë tjetër. Si mund të jemi të drejtë para një Perëndie të drejtë dhe të shenjtë? Gjithsesi, Perëndia është i mëshirshëm dhe ka premtuar tek Jeremia 31 (pesëqind vjet para se të vinte Krishti) që një ditë ai do të bëjë diçka të re. Ai do t’i zëvendësojë hijet me realitetin e Mesias. Ai do të veprojë fuqishëm në jetën tonë dhe do ta shkruajë vullnetin e tij në zemrat tona që të mos jemi të shtrënguar nga jashtë por të vullnetshëm nga brenda – për ta dashur, për t’i besuar dhe për ta ndjekur atë.

Ky do ishte shpëtimi më i madh i imagjinueshëm – nëse Perëndia do të na ofronte realitetin më të madh në univers për t’u kënaqur me të dhe pastaj të punonte në ne për t’u siguruar që këtë gjë ta gëzojmë me lirinë dhe kënaqësinë më të madhe të mundshme. Kjo do ishte një dhuratë Krishtlindjeje për të cilën ia vlen të këndojmë. Kjo është saktësisht ajo që Perëndia ka bërë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*