12 Shkurt – Octavius Winslow

12 Shkurt

Sepse ata që ai i ka njohur që më parë, edhe i ka paracaktuar që të jenë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të tij.” ‭‭Romakëve‬ ‭8:29‬

Ja tek është modeli i lavdishëm i një fëmije të Perëndisë. Shenjtërimi është përshtatja me imazhin dhe shembullin e Krishtit. Sa më tepër të rritet një besimtar në përngjasim me Jezusin, aq më tepër rritet ai në shenjtëri. Dhe e kundërta është e vërtetë gjithashtu, sa më pak ngjashmëri me Krishtin në parimet e tij, në zakonin e mendjes së tij, në frymën e tij, në temperamentin, në ecjen e përditshme, po, në çdo veprim dhe në çdo shikim, aq më pak po përparon ai person në veprën e madhe të shenjtërimit. Oh sa të shumtë janë ata që e rrëfejnë emrin e Tij të dashur, të cilët presin të jenë me Të përgjithmonë, nuk ndalojnë kurrë të konsiderojë se çfarë ngjashmërie kanë tani me Të! Nëse do të tregoheshin të ndershëm me ndërgjegjen në detyrën shumë të neglizhuar të shqyrtimit të vetes; nëse do ta vendosnin veten e tyre para këtij standardi të lartë, sa shumë poshtë tij do të gjendeshin! Sa shumë gjëra në parimet e tyre, në motivet që i qeverisin, në temperamentin, frymën dhe sjelljen e tyre të përditshme – sa shumë gjëra në ecjen e tyre në botë, në sjelljen e tyre në kishë, dhe në sjelljen më të padukshme në familjet e tyre, do të zbulohen si jo shumë të ngjashme me Krishtin! Sa shumë nga këto janë “nga poshtë dhe sa pak që janë “nga lart,” – sa shumë do të duket “shëmbëlltyra e tokësorit,” dhe sa pak ajo e “qiellorit!” Por shihni imazhin e Zotit tonë të dashur – sa e përunjur dhe e shenjtë që është! Shikoni varfërinë e frymës së Tij – përulësinë e zemrës së Tij – përulësinë në sjelljen e Tij – butësinë – faljen e lëndimeve – vetëmohimin – frymën e lutjes – zellin për lavdinë e Atit të Tij – dëshirat e zjarrta për shpëtimin e njerëzve. Oh sikur të ishim si Jezusi! Sikur të bëhemi edhe më të ngjashëm me të në çdo gjë! Kjo është kuptimi i frazës “të ecni në mënyrë të denjë dhe t’i pëlqeni Zotit në çdo gjë.” Kjo është të kuptosh që “vullneti i Perëndisë është shenjtërimi ynë.” Prandaj, mos lejoni që ta harroni që një besimtar që po përparon është ai që rritet në ngjashmëri dhe në përputhje me imazhin dhe shembullin e Krishtit.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*