3 Gusht – Octavius Winslow

“Duke pritur flakët birërimin, shpengimin e trupit tonë.” Romakëve 8:23

Termat “birësim” dhe shpengim” të përdorur këtu duhet të merren në një kuptim të kufizuar. Birësimi ynë i tanishëm në familjen e Perëndisë është aq i përsosur sa mund ta bëjë Perëndia. Në realitet nuk do të jemi më tepër bij të Perëndisë në qiell nga sa jemi tani. Qëndroni në këtë të vërtetë të dashur; shtrëngojeni fort me besim dhe ngazëllim në zemrën tuaj që rënkon dhe psherëtin. A është ngritur dora e Perëndisë? Mos u dridh! Ajo është dora e një Ati. Mos thuaj që po të shtyp rëndë – ky është presioni i dashurisë. Mos mendo që ka qoftë edhe një fije më pak dashuri ndaj teje në zemrën e Tij. “Shumë të dashur, tani jemi bij të Perëndisë,” dhe të gjitha bekimet dhe përparësitë e të birësimit të tanishëm janë tonat.

Po ashtu edhe shpengimi ynë është i plotë nga gjithë sa mund të na dënojë. Kur Jezusi klithi, “U krye” e përsosi përgjithmonë me anë të një oferte të vetme shpëtimin e kishës së Tij. Na atë moment ai e hoqi tej plotësisht mallkimin nga populli i tij. Në atë moment i hodhi mëkatet e tyre në thellësitë e pafundme të detit. Në atë moment e plotësoi veprën që Ati i kishte dhënë të bënte. Lavdi Perëndisë që shenjtorët nuk “presin” për përfundimin e asaj vepre.

Megjithatë, të gjithë besimtarët janë duke pritur një “birësim” që të konfirmohet, dhe një “shpengim” që të përsoset. Birësimi i tyre tani është i fshehur; birësimi i tyre atëherë do të jetë e dukshëm. Birësimi i tyre i tanishëm është i kufizuar në privilegje; birësimi i tyre i ardhshëm do t’i prezantojë me të gjitha pasuritë e trashëgimisë së tyre dhe me të gjithë shkëlqimin e shtëpisë së Atit të tyre. Këtë zbulim, këtë manifestim, këtë birësim të plotë po “presin” ata.

Po kështu edhe me “shpengimin”. Çmimi i shpengimit është paguar, por trupi nuk është shpenguar ende plotësisht. Trupi është ende i lidhur me pranga, i kufizuar dhe i rrethuar nga një mijë prishje dhe dobësi që i ngjiten fort. Por dita e shpengimit të tij të plotë po afron. Për shkak të shpengimit që është bërë për të do të dalë nga pluhuri dhe lidhja e tij e fundit me prishjen do të zhduket përgjithmonë. “Sepse qytetaria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht, i cili do ta transformojë trupin tonë të përuljes, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm, sipas fuqisë së tij që t’i nënshtrojë të gjitha gjërat.”

Si trupin e lavdishëm të Krishtit! Oh, atëherë nuk do të ketë asnjë deformim që ta prishë simetrinë e tij! Asnjë dobësi nuk ka për ta pakësuar forcën e tij! Asnjë sëmundje, asnjë këputje, asnjë shqetësim, asnjë sëmbim vuajtjeje apo agoni vdekjeje nuk ka për ta sulmuar apo torturuar më! Për këtë “shpengim i trupit” po presin bijtë e Perëndisë. Ati ynë qiellor e ka birësuar. Shpëtimtari ynë Hyjnor e ka shpenguar. Fryma e Shenjtë, Ngushëlluesi ynë e ka vulosur. Oh, po! Frytet e para të “ringjalljes së parë” lulëzojnë në varrin e shenjtorëve që kanë vdekur.

Këto fjalë mund të kapin sytë e atij që vuan, i cili nuk është qetësuar në vajtimin e tij apo të jetë gëzuar në vetminë e tij me pritje të tilla. Por ende ka shpresë. Jezusi vdiq për mëkatarët, dhe ka mëshirë edhe më kreun e mëkatarëve. Vuajtje e bekuar, pikëllim i shenjtëruar, nëse tani në agoninë e vajtimit drejtoheni te Shpëtimtari për të mësuar atë që refuzuat ta mësonit në ditën plot diell të begatisë, që vetëm Perëndia mund t’ju bëjë të lumtur, dhe se Perëndia në Krishtin është përgatitur për t’ju bërë të lumtur. Oh pikëllim i dërguar prej qiellit! O lajmëtar i ëmbël i dashurisë! Je i bukur në petkat e tua serioze teksa i sjell shpirtit tim një bekim kaq hyjnor dhe kaq të çmuar sa ky!


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*