6 Korrik – Octavius Winslow

“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.” Mateu 11:28

Me çfarë shkëlqimi që shfaqet kjo e vërtetë, e shkruar me rrezet e dritës qiellore – Jezusi, Çlodhja e të lodhurit! “Ejani tek unë.” Ati e ka bërë Birin e Tij vendin e prehjes së kishës së Tij. Ai vetë ka vendosur gjithë lavdinë e Tij në Krishtin. Ai e dinte që Krishti ishte në gjendje ta mbështeste. Ai e dinte që si shoku i Tij – si një i barabartë me Të – me siguri mund ta linte nderin e qeverisjes së Tij në duart e Birit të Tij. Ai besoi në ato duar Veten e Tij! Qeverisjen e tij dhe Kishën e Tij – i besoi gjithçka Krishtit. Tani Ai i sjell njerëzit e Tij te ky “gur i provuar”. Ai e pa që ishte mjaft i fortë për Veten e Tij, dhe Ai e di që është mjaft i fortë edhe për ta, dhe me siguri i fton të lodhurit që t ëvijnë dhe të çlodhen mbi të. Jezusi thjesht i bën jehonë zemrës së Atit kur thotë, “Ejani tek unë – Unë do t’ju jap çlodhje.” Goja e Jezusit nuk shqiptoi kurrë fjalë më të mësuara, më elokuente dhe më bindëse se këto. Kjo është tamam fjala për të cilën kemi nevojë.

Prej natyre, ne kërkojmë prehje kudo dhe në gjithçka përveçse në Jezusin. E kërkojmë në botën sensuale, e kërkojmë në botën morale, e kërkojmë në botën fetare – por nuk e gjejmë. E kërkojmë te bindjet, e kërkojmë te urdhërimet, e kërkojmë në bërjen e veprave të ligjit, dhe ende na shpëton. Ne kalojmë nga një vend në tjetërin, nga një mjet te tjetri, nga një shërbestar te tjetri, dhe barra ende vazhdon të na rëndojë, faji ende mbetet dhe nuk gjejmë çlodhje. Jo; dhe nuk kemi për ta gjetur kurrë, derisa ta kërkojmë dhe ta gjejmë plotësisht, ekskluzivisht dhe tërësisht vetëm në Jezusin. Prehja për shpirtin e lodhur nga mëkati gjendet vetëm kur takon Atë që mbajti mallkimin e shkeljeve të njeriut. Këtu prehet Perëndia, këtu duhet të prehet edhe mëkatari. Këtu prehet Ati, këtu duhet të prehet edhe fëmija i Tij. Jezusi është mbartësi i madh i barrëve, për Perëndinë dhe për njeriun. Dëgjojeni sërish melodinë e fjalëve të Tij: “Ejani tek unë – Unë do t’ju jap çlodhje.” Shikoni si ju fton Ai, pa as edhe një kusht të vetëm. Ai nuk bën përjashtime për fajin dhe padenjësinë tuaj.

Fjala është “Eja tek unë;” me fjalë të tjera, beso në mua. Të “vish” është thjesht dhe vetëm të besosh. Oh, si mund ta paraqesim plotësisht “prehjen” që gjendet në Jezusin? Le të dëshmojnë ata që e çuan fajin e e tyre te gjaku i Tij, ata që e 1uan neverinë e tyre te drejtësia e Tij, mëkatet e tyre tek hirit i Tij, barrët e tyre te krahët e Tij, pikëllimet e tyre te zemra e Tij. Le t’ju tregojnë ata se si në një moment u largua ndjesia e lodhjes së tyre dhe se si prehja, prehja e ëmbël dhe qetësuese e pushtoi shpirtin e tyre. Lexues i dashur, a je ti një shpirt i lodhur nga mëkati? Atëherë, kjo ftesë të drejtohet ty, “Eja tek unë – tek unë, një Shpëtimtar me gatishmëri të njëjtë me zotësinë time. Tek unë që nuk mohova kurrë edhe një shpirt të vetëm që kërkoi shpëtimin dhe qiellin nga duart e mia. Eja tek unë – Unë do të të jap prehje.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*