7 Shkurt – Octavius Winslow

7 Shkurt

Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t’ju prijë në çdo të vërtetë.” ‭‭Gjoni‬ ‭16:13‬

Pamje të reja dhe më të zgjeruara nga Fryma e Shenjtë karakterizojnë mendjen e rilindur. Pasi e kemi marrë Frymën e Shenjtë si rilindës, besimtari ndjen nevojën që ta ketë Atë si mësues, si shenjtërues, si ngushëllues dhe si vulosës. Si mësues, i cili i zbulon gjithnjë e më shumë nga ligësia e fshehur në zemrën e tij, më tepër njohuri rreth Perëndisë, rreth Fjalës dhe Birit të Tij. Si shenjtërues, që e çon përpara punën e hirit në shpirt, duke e ngulitur edhe më thellë në zemër imazhin Hyjnor dhe duke e sjellë çdo mendim, çdo ndjenjë dhe fjalë në nën një bindje të ëmbël, të shenjtë dhe birnore ndaj ligjit të Jezusit. Si ngushëllues, që e udhëheq tek Krishti në momentet e sprovave të tij më të thella; që e ngushëllon duke i shpalosur simpatinë dhe butësinë e Jezusit bashkë me vlerën e çmuar dhe të jashtëzakonshme si dhe përshtatjen e veçantë të shumë prej premtimeve me të cilat është e tejmbushur fjala e së vërtetës për ngushëllimin e të pikëlluarve të Zotit. Si vulosës, që e përforcon mbi zemrën e tij ndjesinë e faljes, pranimit dhe birësimit; dhe duke hyrë brenda tij si “kapari i trashëgimisë, derisa të bëhet shpengimi i plotë i zotërimit të blerë. Oh, çfarë pamjesh të lartësuara që ka ai tani për Frymën e bekuar dhe të përjetshëm – për lavdinë e Tij personale, për punën e Tij, për ofiqet e Tij, për ndikimet e Tij, për dashurinë, butësinë dhe besnikërinë e Tij! Veshi është i hapur ndaj pëshpëritjes më të butë të zërit të Tij; zemra zgjerohet ndaj përshtypjes më të butë të vulosjes, shenjtërimit dhe ndikimit të Tij. Ndërsa kujton që ai është “tempull i Frymës së Shenjtë,” dëshiron që të ecë në mënyrë të tillë – me përulje, me butësi, me vigjilencë dhe lutje. Përpiqet të evitojë gjithçka që mund ta “brengosë Frymën,” duke braktisur çdo mëkat të njohur që do ta çnderojë Atë dhe do ta bëjë që të tërhiqet; synimi i vetëm i jetës së tij është që të ecë në mënyrë që t’i pëlqejë Perëndisë, që “Perëndia të mund të përlëvdohet në gjithçka.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

%d bloggers like this: