8 Maj – Octavius Winslow

“Që prova e besimit tuaj, që është shumë më i çmuar nga ari që prishet, edhe pse provohet me zjarr, të dalë për lëvdim, nder e lavdi në zbulesën e Jezu Krishtit.” 1 Pjetrit‬ ‭1:7‬

Sprova e besimit është test i karakterit të tij; furrnalta është ajo që e sprovon metalin se i çfarë lloji është – mund të jetë bonz, hekur, argilë apo ar i çmuar; por flaka është ajo që do e sprovojë. Ka shumë gjëra që paraqiten si besim i vërtet por që nuk janë të tilla; ka shumë materiale të dyshimta dhe fallco; sprova është ajo që vë në pah karakterin real të materialit. Karakteri i vërtetë i Judës nuk ishte bërë i njohur derisa u vu në provë lakmia e tij; Simon Magjistari nuk u demaskua që kishte një besim fallco gjersa i shkoi në mendje ta blinte me para dhuratën e Perëndisë. Dema nuk e braktisi apostullin gjersa bota e tërhoqi larg tij. Por besimi i vërtetë i bën ballë sprovës; atje ku ka një vepër të vërtetë të hirit në zemër, asnjë shtrëngim, përndjekje apo fuqi e kësaj bote nuk do jetë në gjendje ta dëbojë prej aty; por nëse ka vetëm byk era ka për ta shpërndarë gjithandej; nëse gjithçka është skorrje dhe kallaj, zjarri ka për ta konsumuar. Prandaj, besimtari i përulur dhe i sprovuar le ta falënderojë Perëndinë për çdo sprovë që vë në pah karakterin e vërtetë të besimit të tij, dhe e vërteton që është “besimi i të zgjedhurve të Perëndisë.”

Perëndia do ta sprovojë veprën e tij të shpirtin e hirshëm; çdi hir i Frymës së Tij në një moment apo një tjetër do të kalojë përmes furnaltës; por Ai nuk do ta largojë kurrë syrin e Tij prej tyre; Ai do të ‘ulet si rafinuesi,’ dhe do të sigurohet që as edhe një thërrime e metalit të tij të çmuar të mos konsumohet; Ai do të jetë më fëmijën e Tij në çdo pikëllim; nuk do ta braktisë as edhe për një moment. Le të ketë mirënjohje në vend të murmuritjeve, gëzim në vend të trishtimit, në çdo sprovë që Ati i dashur dhe besnik sjell mbi punën e Tij të hirshme, “që prova e besimit tuaj… të dalë për lëvdim, nder e lavdi në zbulesën e Jezu Krishtit.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*