9 Mars – Octavius Winslow

9 Mars

“Sepse Perëndia e ka pajtuar botën me veten në Krishtin.” 2 Korintasve 5:19

Lavdia e madhe e Emanuelit tonë është lavdia e Tij thelbësore. Kur besimi ynë ta kapë si duhet Hyjninë e Zotit tonë të admirueshëm – dhe mos u lëkundtë kurrë në këtë doktrinë! – ka një siguri korresponduese dhe një prehje të mendjes në çdo detaj të veprës së Tij sakrifikuese. Atëherë do të flasim për Atë si Ndërmjetës dhe do na pëlqejë ta shohim Atë si mbartësin e madh të mëkatit të popullit të Tij. Më kot e admirojmë drejtësinë e Tij, apo e lartësojmë vdekjen e Tij, nëse nuk e shohim Atë në lavdinë që i përket Atij në thelb si Perëndi. Sepse kjo e vërtetë, vjen si prej një burimi drite dhe rrezaton lavdi e cila hedh vezullimin e saj të butë përreth veprës së Tij shlyerëse. Kur të jemi pranë vdekjes, kujtesa do të thërrasë të shkuarën dhe para syve na kalon mëkati i veshur për betejë, atëherë mendojmë për Zotin Perëndi, për të Shenjtin, në praninë e tmerrshme të të cilit jemi duke hyrë, çdo mbështetje tjetër do të na lërë me përjashtim të kësaj! Dhe, ndërsa në atë moment Fryma i Shenjtë do të përlëvdojë Krishtin në lavdinë e Tij thelbësore, duke dëshmuar që gjaku dhe drejtësia – tek të cilat shpirti beson fort – janë ato të Perëndisë të mishëruar, do të ngrihemi ngadhënjimtarë mbi frikën, do t’i buzëqeshim vdekjes, dhe do të kalojmë në paqen dhe triumfin e lavdisë. Po, lexues i dashur, do të kënaqemi me asgjë më pak sesa vetë Hyjnia, kur të na vijë momenti i vdekjes. Në raport me faktin se sa thelbësore është për jetën tënde kjo e vërtetë e madhe do të përjetosh që ka për të qenë mbështetja jote në momentin e vdekjes.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*