Darka e Zotit – e zymtë apo e gëzueshme?

nga Pastor John Piper

Pyetja e sotme na vjen nga një dëgjues i quajtur Morgan. “I dashur Pastor John, mua më duket që disa kisha e janë më solemne kur ‘kremtojnë’ Darkën e Zotit. Kisha të tjera duket sikur janë më të gëzueshme ndërsa rikujtojnë atë që Jezusi ka bërë për ne. A është kjo një dikotomi e rreme? Cili është toni i duhur i Darkës së Zotit – solemn apo i gëzueshëm?

Mendoj se gjëja kryesore që dua të them është që ky nuk është një vendim që duhet ta marrin fëmijët. Nuk është një vendim që duhet ta marrin njerëzit e papjekur dhe që nuk kanë përjetim me vuajtjen, brengën dhe hirin që i mbështet.

Mënyra sesi duhet kremtuar Darka e Zotit është një vendim që duhet marrë nga luftëtarët e besimit, të sprovuar në betejë, ata që janë rregjur dhe kanë marrë vurata, që kanë përjetuar shumë vuajtje që janë syçelë, me zemra plot shpresë të gëzueshme dhe me lotët që iu rrjedhin faqeve. Ata janë personat që do ta dinë sesi ta planifikojnë këtë shërbesë për të krishterët e çdo niveli.

Vuratat e betejës
Fëmijët dhe njerëzit e papjekur që kanë pak eksperiencë nuk i kanë kategoritë komplekse emocionale të cilat janë të nevojshme për të krijuar atë lloj atmosfere që reflekton realitetet e Darkës së Zotit.

Fëmijët ose hidhen lart e poshtë nga lumturia ose janë me orë të ndryshme, të zemëruar, të mërzitur apo duke qarë. Fëmijët nuk kanë përjetuar kurrë një lloj trishtimi në të cilin të kenë qarë për dy orë dhe në të njëjtën kohë të kenë ngazëlluar në thellësitë e zemrës së tyre, ashtu sikurse më ndodhi mua kur më vdiq mamaja para 43 vjetësh.

Fëmijët nuk e kanë përjetimin e poshtërimit për emrin e Krishtit dhe të ndiejnë urrejtjen shqeto të të tjerëve që e cila ju përplaset në fytyrë për shkak të Krishtit, e megjithatë në të njëjtën kohë të ngazëllojnë sikurse bënë apostujt tek Veprat 5:41 për shkak se qenë çmuar të denjë të poshtëroheshin për emrin e Tij.

Këto janë një tufë emocionesh tepër komplekse për fëmijët apo për të krishterët e papjekur. Fëmijët nuk e kanë përjetimin e të shijimit të rrezikut të menjëhershëm bashkë me gjithë dridhjen që vjen me të duke përjetuar në shpirtin e tyre në po atë moment një paqe që ia tejkalon çdo zgjuarsie. Kjo është tepër komplekse për një fëmijë apo për një të krishterë të papjekur.

Fëmijët dhe të krishterët e papjekur nuk kanë përjetime të mjaftueshme për të kuptuar në realitet Psalmin 2:11, “Shërbeni me frikë Zotin dhe gëzohuni me drithma.” Kjo thjesht nuk ka kuptim për zemrën që nuk e ka njohur thellësitë e asaj se çfarë do të thotë frika e Zotit – të po atij Zoti që kujdeset dhe na do, e megjithatë nga i cili do të tmerroheshin nëse do ta kishim armikun tonë.

Fëmijët dhe të krishterët e papjekur nuk kanë mjaft përjetim për të kuptuar frazën e Palit që thotë, “të brengosur, por gjithmonë të gëzuar.” (2 Korintasve 6:11).

Ndjenja të ndërthurura
Me fjalë të tjera, zemrat e papjekur mendon që trishtimi dhe gëzimi janë alternativa. Të papjekurit mendojnë që gëzimi dhe trishtimi përjetohen në momente të ndryshme në jetë: nganjëherë jemi të trishtuar dhe herë të tjera jemi të gëzuar. Por ata nuk kanë kategori për të përjetuar trishtim dhe gëzim në të njëjtën kohë.

Vetëm ndjekësit e Jezusit që kanë marrë vurata të beteje, ata që janë të penduar, zemërthyer dhe të sprovuar e dinë në thellësitë e qenies së tyre që në këtë jetë nuk do të kenë kurrë momente kur vetëm do të gëzojnë dhe vetëm do të trishtohen. Këto të dyja do jenë gjithmonë të ndërthurura.

Fëmijët dhe të krishterët e papjekur nuk kanë përjetim të mjaftueshëm për të kuptuar pse Pali thotë tek Filipianëve 2:12 që saktësisht për shkak të faktit që Perëndia është duke punuar në ne, vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij, ne duhet të kemi frikë dhe të dridhemi – duhet që ta shpalosim bindjen tonë me frikë dhe dridhje. A nuk duhet ta largojë frikën dhe dridhjen puna e Perëndisë në ne? Jo, jo aspak, por të duhet të jetosh seriozisht për një farë kohe me Jezusin që t’i zbulosh këto gjëra.

Shkujdesja kundrejt gëzimit
E them të gjithën këtë për shkak se në mënyrën që është bërë pyetja nuk mund t’i përgjigjemi. A duhet të jetë Darka e Zotit solemne apo e gëzueshme? Unë po them që nuk duhet të jetë ose kështu ose ashtu dhe as nuk duhet të jetë një herë ashtu dhe një herë kështu. Ekziston një solemnitet me një gëzim shpërthyes, dhe ekziston një ngazëllim i ëmbël që i ka sytë plot me lot.

Darka e Zotit është një përkujtim dhe një demonstrim simbolik i veprimit më të dhimbshëm, më të mëkatshëm dhe më të trishtueshëm në historinë e botës. Dhe kjo gjë ka për synim të prodhojë tek ne një lloj gëzimi në ungjillin e Krishtit i cili është më i madh dhe çdo gëzim në botë, por ai gëzim nuk është më pak i vlefshëm, më i shkujdesur, më sipërfaqësor, nuk është qesharak dhe nuk është as impulsiv.

Të vetmit njerëz nga të cilët pres që ta kuptojnë atë që kam qenë duke thënë janë vetëm veteranët e pjekur, të rregjur dhe që kanë marrë vurata në betejë, që kanë kaluar disa apo shumë sprova dhe vuajtje në të cilat kanë përjetuar që Jezusi është i gjithë mjaftueshëm dhe që të kënaq në mënyrë të lavdishme. Edhe pse këta janë të vetmit lloj njerëzish që pres ta kuptojnë atë që po them, mund të kem mundësi të jap një ide që mund t’i ndihmojë njerëzit.

Trishtim dhe gëzim
Disa vite më parë një nga djemtë e rinj në kishën tonë vdiq papritur pa ndonjë shpjegim të dukshëm. Ai ishte në të njëzetat dhe ishte një besimtar i fortë. Në fakt, ai kishte vdekur në mes të një shërbese të bukur. Prindërit dhe familja e tij po vajtonin por jo si ata që nuk kanë shpresë. Të gjithë ne ishim shumë të vetëdijshëm që vëllai ynë ishte pa përshkrueshmërisht i lumtur me Jezusin ndërsa ne ishim duke shprehur lumenj trishtimi.

Kur u mblodhëm për funeralin, kisha ishte e mbushur plot. Prindërit e kishin planifikuar që do të këndonim si bashkësi ndërsa familja dhe arkivoli me trupin do të hynin brenda – të këndonim një këngë të pushtetshme, një këngë të madhe, të fortë dhe triumfante fitoreje mbi vdekjen dhe kremtimi të jetës.

Ndërsa e mbaj mend edhe tani, me të vërtetë ndërsa e kujtoj në këtë moment, disa vite më vonë, ndiej që po më rrëqethen krahët sepse sikurse i thashë dhe babait të tij më vonë, ai moment ishte ishte një nga momentet më të mëdha të jetës time – gëzim shumë i madh, trishtim shumë i madh.

Kur e hodha vështrimin nga podiumi dhe pashë babain e tij me duart e ngritura lart, zor se mund t’i bëja dot ballë fuqisë së asaj që ndjeva. Nuk di sesi ta quaj përveçse një trishtim jashtëzakonisht të gëzueshëm dhe një gëzim jashtëzakonisht të trishtueshëm.

Kjo është përgjigja ime. Darka e Zotit është në një kategori më vete ndërsa ndërthur emocione të cilat do t’i kuptojnë mjaft mirë vetëm veteranët e trishtimit dhe gëzimit sa të kenë mundësi ta planifikojnë këtë shërbesë si duhet. Kjo është lutja ime, ky është synimi im – që ky takim të planifikohet nga njerëz të tillë.


Original Article from DesiringGod.org

Përkthimi nga www.fjaletejetes.com

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të përfshihet linku i postimit origjinal nga faqja jonë!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*