10 Shtator – Octavius Winslow

10 Shtator

“Sepse populli im ka kryer dy të këqija: më ka braktisur mua, burimin e ujit që rrjedh, për të hapur sterna, sterna të prishura, që nuk e mbajnë ujin.” – Jeremia 2:13

Perëndia flet për këtë gjë që përfshin dy të këqija – e keqja e braktisjes së Tij dhe e keqja e zëvendësimit të Tij me një objekt të rremë të lumturisë. I dashur lexues, dhimbja e vërtetë e kësaj teme nuk konsiston në trishtimin që zemra juaj mund të ketë ndjerë duke parë cisternat tuaja të prishura. Ah jo! agonia e vërtetë duhet të jetë, që ju në endjet dhe idhujtarinë tuaj të krijesës keni mëkatuar, keni mëkatuar thellë, kundër Zotit, Perëndisë tuaj. Kjo, dhe jo humbja juaj, duhet që t’ju përulë para Tij. Kjo, dhe jo skemat tuaja të prishur të lumturisë tokësore, duhet t’ju mbush me hidhërimin dhe trishtim dhe t’ju veshë me petkun e mjerimit.

Oh! t’i kesh kthyer shpinën një Perëndie të tillë, një At i tillë, madje një Mik i tillë, dhe të kesh menduar se edhe një gjithësi krijesash mund të të kishin bërë të lumtur pa Të, kjo duhet të të çoja në këmbët e Tij duke thirrur: “Perëndia ji i mëshirshëm ndaj meje, kryetarit të mëkatarëve! ” A nuk është mëkat t’i thuash Perëndisë, sikurse ke bërë njëmijë herë – “Unë preferoj veten time para Teje – familjen time para Teje – pasurinë time para Teje – kënaqësinë time para Teje – nderin tim para Teje”? A nuk është mëkat të marrësh dhuratat me të cilat Ai të pajisi, ose pasurinë me të cilën Ai të besoi dhe duke i formuar ato në një shëmbëlltyrë të artë, të kesh rënë para saj, duke thirrur, “Ky është perëndia yt, shpirti im ? ”

Oh po, është një mëkat, fajin dhe madhësinë e të cilit asnjë gjuhë nuk mund ta përshkruajë. Dhe a nuk është mëkat, o besimtar i Jezusit, që të jesh larguar, në mosbesimin dhe paqëndrueshmërinë tënde, nga shpengimi i lavdishëm që Zoti ka siguruar për ty me një çmim të tillë dhe të kërkosh sigurinë dhe gëzimin e shpëtimit tënd nga burime të tjera përveç tij? Çfarë! a nuk është e mjaftueshme puna shlyese e Jezusit për t’i dhënë shpirtit tënd besimtar një prehje të qetë, paqe dhe shpresë, që t’i i ke kthyer sytë nga Ai dhe e ke kërkuar këtë gjë në cisternën e ndotur dhe të thyer të vetes? Oh, mos e përçmo kështu gjakun e çmuar, drejtësinë e lavdishme, plotësinë e pafund dhe dashurinë e butë të Jezusit. Jo, ju e çnderoni Vetë këtë Jezus të çmuar! A do ta bënte Ai një bindje të tillë, do ta bënte një shlyerje të tillë, a do të vdistenjë vdekje të tillë, a do të ringjallej dhe të ngjitej në lartësi, a do t’i bënte të gjitha këto për të siguruar shpëtimin tuaj të plotë dhe lavdinë e sigurt, a do t’i merrni provat dhe ngushëllimin e pranimit tuaj nga ndonjë burim tjetër përveç këtij burimi të çmuar – “duke vështruar Jezusin!”

Largojeni pra vështrimin nga gjithçka tjetër dhe kthejeni te Jezusi. Pavarësisht se çfarë je, shiko larg vetes – drejt Jezusit. Sa më të poshtër, sa më të zbrazët, sa më të padenjë, aq më e madhe është arsyeja dhe më i fortë është argumenti pse duhet të shikosh plotësisht larg vetes – dhe drejt Jezusit. Vepra e tij shlyese është përfunduar nga Ai dhe është vulosur nga Ati. Është e pamundur që Perëndia të të refuzojë, nëse heq dorë plotësisht nga vetja dhe turresh te Krishtin. Duke ardhur tek Ai në emër të Jezusit, Perëndia nuk mund të të mohojë. Ai i është betuar me Veten e Tij se çdo gjë që kërkohet në atë emër Ai do të japë. Kapu fort pas fjalës së Tij!

Kërkojini Atij për një ndjenjë të dashurisë së Tij të pajtuar – kërkoni prej tij Frymën e birësimit – kërkoni prej tij një zemër të birësuar, të dashur dhe të bindur – kërkoni prej tij një vullnet të butë, të përulur dhe të nënshtruar. Po, derdhe zemrën tënde para Tij: Perëndia pret të plotësojë dëshirën tënde më të madhe e cila i drejtohet Atij në emër të Jezusit. Ai të ka dhënë Birin e Tij të dashur – o çfarë bujari Perëndie – dhurata e dhuratave, të pa vlerësueshme dhe e çmueshme përtej çdo mendimi! – cilin bekim më të vogël se ky do të të privojë Ai?


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

%d bloggers like this: