12 Prill – Octavius Winslow

“Edhe ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë të tij.” Galatasve 5:24

Kryqëzimi i vërtetë e ka themelin e vet tek jeta e Perëndisë në shpirt. Një vepër frymërore, po një vepër tepër frymërore, mund të burojë vetëm nga një parim tepër frymëror. Kjo nuk është një bimë e viseve të natyrës tonë të rënë. Nuk mund të jetë në parimin e mëkatit që ta kryqëzojë veten. Natyra njerëzore nuk zotëron as prirjen dhe as fuqinë përmes të cilës të arrihet një gjë kaq e shenjtë. Një besim i vdekur, një zell i verbër, një përkushtim besëtytnor mund të nxitin asketizëm të ashpër; por në mënyrë që sëpata të qëllojë në rrënjë të ligësisë që banon brenda, për t’i mbledhur forcat kundër parimit të mëkatit në zemër – duke e rrethuar dhe pushtuar vetëm kështjellën – për ta mbajtur trupin të nënshtruar përmes një konflikti të përditshëm dhe për vdekje me gjithë prirjet e tij dëshpërimisht të shthurura, kjo është një vepër që është jashtëzakonisht e paarritshme edhe nga privimet e jashtme më të ashpra. Kjo konsiston gjithashtu edhe në anullimin e besëlidhjes me mëkatin: “Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës.”

Mos hyni në asnjë armëpushim, asnjë marrëveshje, asnjë lidhje “por më tepër t’i qortoni.” “Efraimi do të thotë, çfarë më lidh me idhujt?” Burimet e mëkatit duhet të ndërpriten: “Por vishuni me Zotin Jezu Krisht dhe mos tregoni kujdes për mishin, që t’ia kënaqni lakmitë.” Çfarëdo gjëje që priret drejt dhe përfundon në kënaqjen e mishit duhet të lihet mënjanë si diçka që e pengon synimin e madh të të krishterit në bërjen që të vdesin veprat e trupit. Bërja që të vdesin është paraqitur si një kryqëzim: “Edhe ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin.” Vdekja përmes kryqit është e sigurt, e megjithatë është vdekje lënguese. Zoti ynë i bekuar u var mbi dru nga ora nëntë në mëngjes deri në orën tre pasdite. Kjo ishte një torturë e ngadaltë dhe lënguese, megjithatë përfundoi në atë që Ai e dha frymën e tij. E ngjashme me këtë është vdekja e mëkatit tek besimtari. Ajo është një vdekje progresive dhe e zgjatur, e megjithatë është e sigurt në rezultatin e saj. Prishja jonë duhet të tejshpohet gozhdë pas gozhde, derisa gjithë trupi i mëkatit dhe çdo gjymtyrë e tij të jetë tejshpuar, të jetë kryqëzuar dhe ekzekutuar.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*