14 Maj – Octavius Winslow

“Dhe menjëherë ata shikuan rreth e qark, por nuk panë më asnjëri, përveçse Jezusi fill i vetëm me ta.” ‭‭Marku‬ ‭9:8‬

Lexuesi im i dashur, a është e mundur që ta lexosh këtë faqe gjatë një periudhe të dhimbshme dhe veçmi të plotë nga të gjitha përfshirjet, porositë dhe privilegjet publike. Mënyra sesi i ka pëlqyer Perëndisë të të veçojë mund të jetë e dhimbshme dhe përulëse. Shoku në një dhomë sëmundjeje, apo i mbyllur në shtëpinë e vajtimit, i larguar tepër larg nga shenjtërorja e Perëndisë dhe bashkësia e shenjtorëve, ndoshta jeni shtyrë të pyesni, “Pse kështu o Zot?” Ai të përgjigjet, “Eja mënjanë dhe çlodhur për pak.” Oh çfarë mendimesh, dallimi dhe butësie që ka Jezusi ndaj njerëzve të Tij! Ai të ka veçuar nga detyrat publike dhe private, nga komunikimi me të tjerët për të patur komunikim me Të. Shërbestarët, miqtë, privilegjet janë hequr dhe tani je në një gjendje të për t’u patur zili – vetëm me Jezusin. Tani prit bekimin më të shenjtë dhe më të çmuar të jetës tënde!

Mos është sëmundja? Jezusi do të ta rregullojë shtratin në sëmundje, dhe përjetimi yt ka për të qenë, “Dora e tij e majtë është poshtë kokës time dhe dora e tij e djathtë më përqafon.” Mos është gjë humbja? Jezusi do ta zbutë pikëllimin tënd dhe do ta ëmbëlsojë vetminë tënde; sepse Atij i pëlqen të vizitojë shtëpinë e vajtimit, dhe të na shoqërojë për tek varri, të qajë bashkë me ne atje. Mos është mërgimi nga shtëpia e Perëndisë, nga porositë e Kishës, nga kujdesi i pastorit, nga bashkësia e Krishterë? Ende Jezusi është Ai që flet dhe të thotë, “Edhe atje Unë do të jem për ty një shenjtërore.” Vetë rrethanat, edhe pse janë të reja dhe të veçanta, në të cilat je vendosur, Perëndia mund t’i kthejë në mëshira të reja dhe të veçanta, po, mund t’i bëjë mjetet më të pasura të hjirit me të cilat është ushqyer ndonjëherë shpirti yt. Vetë boshllëku që ndjen, vetë nevoja që ndjen, mund të jetë mënyra e Perëndisë për të të kënaqur me mirësinë e Tij.

Ah! A nuk e sheh Perëndia hirin tënd në vetë dëshirën tënde për t’u rritur në hir? A nuk e dallon Ai shenjtërimin tënd në vetë etjen tënde për shenjtëri? A nuk mundet Ai që ta kthejë atë dëshirë, ta konvertojë atë etje, në vetë bekimin që dëshiron? Vërtet që Ai mundet, dhe shpesh e bën. Sikurse ka thënë edhe dikush, Perënia e di sesi të japë ngushëllimin e një porosie në dëshirën për atë porosi. Tani, Ai është mëse në gjendje ta plotësojë mungesën e të tjerëve përmes pranisë së Tij. Oh, kush mund t’i llogarisë dot bekimet që tani mund të rrjedhin në shpirtin tuaj nga kjo kohë mërgimi dhe vetmie? Vetmi! Nuk është vetmi. Nuk ke qenë kurrë më vetëm se tani.

Je vetëm me Perëndinë, dhe ai është pafundësisht më i mirë se shëndeti, miqtë, shërbestarët, apo shenjtërorja, sepse Ai është thelbi dhe ëmëblsia e të gjithave. Ndoshta je munduar dhe ke vigjëluar për shpirtrat e të tjerëve; Zoti tani po të tregon kujdesin e Tij të butë për shpirtin tënd. Nëse duke qenë kështu vetëm me Jezusin je drejtuar që të hetosh më thellë plagën e zemrës tënde, dhe dashurinë e Tij – për ta mbledhur mantelin e lëshuar, për ta shkëlqejë armatimin e ndryshkur, për ta rregulluar llambën që po dridhet, dhe për të kultivuar një marrëdhënie më të afërt me Atin tënd, pavarësisht sesa mund të vajtosh për nevojën dhe shkakun, nuk do të bëhesh pishman për faktin që Zoti të ka veçuar nga të tjerët, në mënyrë që të prehesh në përqafimin e Tij të bekuar – vetëm me Jezusin.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*