26 Dhjetor – Octavius Winslow

26 Dhjetor

“Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” Romakëve 8:38-39

Dashuria e Atit shihet në faktin që na dha ne Krishtin, që na zgjodhi në Krishtin, dhe që na bekoi në Të me çdo bekim frymëror. Në të vërtetë, dashuria e Atit është burimi i të gjithë mëshirës shpenguese të besëlidhjes për kishën. Ky është lumi ujërat e të cilit gëzojnë qytetin e Perëndisë. Sa në ankth ishte Jezusi për ta lartësuar dashurinë e Atit nga të gjitha dyshimet dhe frikërat e dishepujve të tij. “Nuk po them se unë do t’i lutem Atit për ju; Ati vetë në fakt ju do.” “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin.”

Te kjo dashuri duhet t’i gjurmojmë të gjitha bekimet që rrjedhin te ne përmes kanalit të kryqit. Është dashuria e Perëndisë, e shfaqur, e treguar dhe e parë në Krishtin Jezus; Krishti nuk është origjina por dhurata e dashurisë së Tij; nuk është shkaku por treguesi i saj. Ah sikur të shihnim barazinë e përsosur në dashurinë e Atit me dashurinë e Birit! Atëherë do të udhëhiqemi për t’i ndjekur të jgitha mëshirat e Tij të tanishme, dhe të gjitha veprimet e provanisë së Tij, pavarësisht sa sprovuese, të dhimbshme dhe të mistershme që mund të jenë ato, deri te zemra e Perëndisë; duke parë kështu që të gjitha takohen në burimin e tyre – në dashurinë e përjetshme dhe të pandryshueshme.

Nga kjo dashuri nuk mund të ndahemi dot. “Çfarë do të na ndajë nga dashuria e Krishtit?” Apostulli sfidoi akuzat nga çdo armik, dhe dënimet nga çdo anë; por asnjë akuzues nuk u çua, dhe asnjë dënim nuk u shpall. Duke qëndruar mbi themelin e gjerë të veprës së përfunduar të Krishtit dhe mbi drejtësimin e plotë nga Perënida, tani kryet e tij u çuan në triumf mbi gjithë armiqtë përreth tij. Por është e mundur që, edhe pse në zemrën e besimtarit nuk ka frikë gjykimi, ende mund të ekzistojë një frikë e fshehur ndarjeje. Veprimet totale të Perëndisë ndaj kishës së tij dhe trajtimi individual i shenjtorëve të Tij, me raste mund të shfaqin dukjen e një dashurie të ftohur apo të një dhembshurie të pakësuar.

Epoka në të cilën u shkruajt kjo letër ishte e mbushur me vuatje për kishën e Perëndisë. Nëse në ndonjë periudhë apo ndonjë rrethanë të historisë së saj do të tregonte një shkëputje të lidhjes që e mbante atë me Krishtin, kjo do të ishte periudha dhe këto ishin rrethanat. Por me një siguri të bazuar mbi të vërtetën e lavdishme për të cilën ai kishte argumentuar – siguria e kishës së Perëndisë në Krishtin – dhe me një bindje të frymëzuar nga kuptimi i afërt i lavdisë që do të shpërthente para syve të saj – me guximin më sypatrembur ai shpalli, “Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*