18 Prill – Octavius Winslow

“A nuk është ky i biri i zdrukthëtarit?” Marku 6:3

Rrethanat që shoqëruan lindjen e tij, dhe ndodhitë që pasuan në jetën e tij, kishin shumë lidhje me faktin e përuljes së tij. Në çdo hap që hodhi Ai, dukej se thoshte, “Unë linda në përulësi dhe vuajtje; prandaj erdha në botë.” Prindërit e tij ishin të varfër, nga një shtresë e ulët, dhe me zanat të përulur. Deri në moshën tridhjetë vjeçare Ai jetoi një jetë krejtësisht të tërhequr nga bota; dhe ndërsa “u nënshtrohej prindërve të tij,” nuk ka dyshim që vitet e tij të hershme u kaluan duke ndihmuar babain e tij në thirrjen e tij të përulur; kështu, me duart e tij ai i plotësoi nevojat e tij të përkohshme. Prandaj, le të kujtojmë, që pjesë e prekshme e mallkimit origjinal që Perëndia shpalli mbi njeriun, “Me djersën e ballit tënd do të ushqehesh.” Jezusi lindi nën ligj, në mënyrë që të duronte mallkimin; mallkim të cilin e duroi me besnikëri. Nuk kishte asnjë pjesë hidhësinë e të cilës Ai të mos e shijonte, dhe peshën e jashtëzakonshme të të cilës të mos e duronte; dhe këtë e bëri për hir të të zgjedhurve të Tij. Prandaj, nuk është ide e shpikur të supozojmë që Zoti ynë hyri personalisht në këtë tipar të mallkimit; që ai pagoi plotësisht për këtë pjesë të dënimit për shkeljen njerëzore; dhe që në vitet e hershme të jetës së tij ai siguroi vërtet bukën e gojës përmes djersës së ballit të tij. Çfarë pamjeje prekëse e përulësisë së Birit të Perëndisë! Sa shumë hijeshi që i jep kjo edhe profesionit më të ulët, sa shumë e ëmbëlson sprovën më të rëndë, dhe sa shumë që lehtësohet edhe shqetësimi më i thellë kur reflekton, “kështu jetoi, kështu u mundua, kështu u rropat Perëndia i mishëruar!”

Vitet tij të pjekurisë u karakterizuan nga vetmia korresponduese. Mallkimi ndoqi çdo hap të tij, duke kërkoar me ngulm atë që i takonte, dhe duke ushtruar dënimet e tij deri në momentin e fundit të ekzistencës së tij. Çfarë ishin të gjitha privimet e tij të skajshme përveçse pjesë të këtij mallkimi? Asnjë shtëpi nuk e strehoi – asnjë ngushëllim familjar nuk e gëzoi – asnjë buzëqeshje e dashur nuk e përshëndeti – asnjë dorë dashamirësie nuk e mikpriti – “Biri i njeriut nuk ka ku të mbështesë kokën e tij,” ishte deklarata zemërthyese që doli nga buzët e tij. Dhe kur një dite rropatëse i kishte ardhur fundi – një dite të shkuar në udhëtim nga një fshat në tjetrin, nga shtëpia në shtëpi, duke predikuar mbretërinë, duke shëruar çdo lloj sëmundjeje, duke plotësuar çdo nevojë, duke lehtësuar çdo vuajtje, dhe duke zbutur shqetësimet e të tjerëve – atëherë tërhiqej, i vetmuar dhe i këputur, në malin e zymtë, dhe i kalonte netët e tij të gjata dhe pa gjumë në lutje të vazhdueshme për kishën e tij! I admirueshmi dhe i admiruari Jehova-Jezus – a ka pasur ndonjë dashuri dhe përulje tjetër si e jotja?


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*