19 Tetor – Octavius Winslow

19 Tetor

“Zoti, Zoti, më ka dhënë gjuhën e dishepujve që të mund ta mbaj me fjalë të lodhurin; ai më zgjon çdo mëngjes; zgjon veshin tim, që unë të dëgjoj si veprojnë dishepujt.” Isaia 50:4

Zoti Jezus u jep njerëzve të Tij gjuhën e dishepujve në mënyrë që ndonjëherë të flasin fjalën e duhur në kohën e duhur për të lodhurit e tij. A nuk ke një fjalë për Krishtin? A nuk mund të shkosh tek ai besimtar i sprovuar në sëmundje, në varfëri, në armiqësi apo në burg dhe t’i tregoni për balsamin që shpesh e ka shëruar shpirtin tënd dhe për ilaçin që shpesh ta ka gëzuar zemrën? “Sa e mirë është një fjalë e thënë në kohën e duhur!” Një tekst i cituar, një ndjenjë e përsëritur, një vëzhgim, një ide e dhënë, sugjerimi i një kujdesi të dashur, dhënia e një qortimi të butë, dhënia e një këshille të butë – oh sa shumë bekim ka ardhur prej tyre! Kjo ishte një fjalë e thënë në kohën e duhur!

Mos thuaj si Moisiu, “Jam i ngadaltë në të folur,” apo si Jeremia, “Ah, o Zot Perëndi, unë nuk di të flas, jam thjesht një fëmijë.” Dëgjo përgjigjen e Zotit, “Kush e ka bërë gojën e njeriut? A nuk e kam bërë unë Zoti? Prandaj tani shko, unë do të jem me gojën tënde dhe do të të mësoj atë që duhet të thuash.” Oh sa shpesh dhe në mënyrë të efektshme që u flet Zoti të lodhurve të Tij, madje edhe përmes të lodhurve. Ndoshta gjithçka brenda ishte betejë dhe jashtë ishte errësirë; por një fjalë e vetme që doli nga buzët e një njeriu të Perëndisë ka qenë zëri i Perëndisë për shpirtin. Çfarë nderi që iu dha kështu kanalit që e përcolli ngushëllimin gna zemra e dashur e Atit te zemra e trishtuar e fëmijës! Kështu zbuti një jastëk të fortë, e largoi barrën nga një shpirt i ngarkuar dhe e ndriçoi dhomën e errët të pikëllimit, të sëmundjes dhe vdekjes, si me rrezet e para të lavdisë së ardhshme!

Lexues i krishterë, shkoi dhe kërkoi Zotit t’i japë gjuhës tënde një të folur të shenjtë dhe qiellore që të dish se si t’i thuash një fjalë në kohën e duhur atij që është i lodhur. Ah! Është e pamundur t’i flasim për vlerën e jashtëzakonshme të Krishtit një tjetri dhe ndërsa flasim të mos e ndiejmë se Ai është i çmuar për shpirtin tonë. Është e pamundur ta çojmë dikë tjetër te kryqi dhe të mos mbulohemi edhe vetë prej hijes së tij të lavdishme. Është e pamundur ta përforcojmë dikë tjetër në qenien, karakterin dhe të vërtetën e Perëndisë dhe të mos përforcohemi dhe konfirmohemi në mendjen tonë. Është e pamundur t’i citojmë premtimet dhe t’i shpalosim ngushëllimet e ungjillit një tjetri dhe të mos e ndiejmë ndikimin qetësues dhe lehtësues që vjen mbi zemrat tona. Është e pamundur ta thyejmë enën prej alabatri dhe dhoma të mos mbushet me aromën e vajit të këndshëm.

Ndërsa lufton për besim, kujto që Zoti Jezus mund të të japë gjuhën e dishepujve. Dëgjoji premtimet e Tij, “Sepse unë do t’ju jap një gojë e një dituri të tillë të cilën të gjithë kundërshtarët tuaj nuk do të jenë në gjendje ta kundërshtojnë ose t’i rezistojnë.” Kështu edhe më të pamësuarit dhe më të dobëtit mund të mësohen aq thellë dhe të pajisen në shkollën e Krishtit sa të jenë të zotë të mbrojnë me trimëri dhe të predikojë me sukses të vërtetën, duke ua “mbyllur gojën njerëzve të pamend.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*