2 Mars – Octavius Winslow

2 Mars

“Hapi sytë e mi dhe unë do të sodit mrekullitë e ligjit tënd”. Psalmi 119: 18

Pyetjes, që shpesh shtrohet me zell – “Cila është metoda më e mirë e leximit, në mënyrë që t’i kuptoj Shkrimet?” Unë do t’i përgjigjesha – Lexoji ato me një dëshirë dhe synim që të mësosh më shumë rreth Krishtit dhe me lutje të sinqertë për mësimin e Frymës, që Krishti të shpaloset tek Fjala. Duke këmbëngulur në këtë metodë të thjeshtë, nuk ke për të dështuar ta kuptosh mendjen e Frymës së Shenjtë, në ato pjesë të cilat më parë mund të ishin të pakuptueshme dhe të paqarta. Mos e kufizoni veten me rregullat fikse apo me ndihmën njerëzore. Mbështetuni më pak tek fjalorët, hartat dhe shënimet. Me një synim të fokusuar, me një objekt specifik hulumtimi dhe me lutje të zjarrtë për mësimin e Frymës së Shenjtë, “nuk keni nevojë që ndokush t’ju mësojë;” por duke krahasuar Shkrimin me Shkrimin, “duke i krahasuar gjërat frymërore me fjalë frymërore”, pa frikë mund të hyni në hetimin e mistereve më të mëdha të cilat gjenden në vëllimin e shenjtë, duke qenë të se Shpëtimtari, lavditë dhe pasuritë e të cilit je duke kërkuar, do t’ia zbulojë Veten syve të tu , “plot hir dhe të vërtetë”. Bibël e çmuar! kaq e mbushur me këtë Jezus të çmuar! Si shkrihen të gjitha retë dhe errësira e saj në dritë dhe bukuri, ndërsa Ai, Dielli i drejtësisë, ngrihet me lavdinë e mesditës në faqet e saj! Hetoje, lexuesi im, me qëllim që të shohësh dhe të njohësh më shumë Shpenguesin tënd, në krahasim me të cilin asgjë tjetër nuk ia vlen ta njihet apo ta bëhet e njohur. Duaje Biblën tënde, sepse ajo dëshmon për Jezusin; sepse shpalos një Shpëtimtar madhështor, një Shpengues të plotfuqishëm; sepse zbulon lavdinë e një Perëndie mëkat falës, në personin e Jezu Krishtit. Synoni të zbulosh Jezusin në tipat, ta kapësh Atë mes të hijeve, ta gjurmosh atë përgjatë parashikimeve të profetit, regjistrimeve të ungjilltarit dhe letrave të apostujve. Të gjithë flasin për Jezusin, të gjithë çojnë drejt Tij. “Shkrimet janë ato që dëshmojnë për mua”.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*