2 Shtator – Octavius Winslow
“Para se të pikëllohesha, endesha sa andej këndej; por tani ndjek fjalën tënde”. Psalmi 119: 67
Ekziston një mençuri e pafund në ripërtëritjen e Zotit. Kjo përsosmëri e Jezusit zbulohet qartë këtu: ne e shohim atë në mënyrën që ai përdor për të ripërtërirë. Fakti që Ai i bën shpesh, vetë vuajtjet tona mjetet e rikthimit të shpirtit tonë, shpalos thellësitë e jashtëzakonshme të mençurisë së Tij. Kjo ishte lutja e Davidit – “Gjallëromë sipas gjykimeve të tua:” dhe kjo ishte dëshmia e tij – “Para se të pikëllohesha, endesha sa andej këndej; por tani ndjek fjalën tënde”.
Stina e sprovës nuk është rrallë sezoni i shenjtëruar i rigjallërimit. Kush është ai që ka kaluar nëpër furre dhe nuk e ka përjetuar kështu? Atëherë u zbulua dobësimi i shpirtit – atëherë doli në dritë shkaku i fshehur i atij dobësimi – atëherë shpirti është përkulur në pendim përpara Zotit – atëherë hiri është trazuar në zemër, lutjes i është dhënë një ëmbëlsi e re, një shtysë e re i është dhënë besimit, një shkëlqim i ri i është dhënë shpresës dhe nga flaka kanë dalë ari dhe argjendi, të pastruar nga kallaji dhe papstërtitë e tyre. Pse fëmijës së Perëndisë i bien këto vuajtje të veçanta dhe të shumta veçse për prodhimin e efekteve si këto?
Mos mendoni se Ati ynë Qiellor gëzon duke na disiplinuar; mos mendoni se e kënaq atë që të shohë dridhjet, rrahjet dhe ankthet e një shpirti të plagosur; mos mendoni se Atij i pëlqen të shohë lotët tanë dhe të dëgjojë psherëtimat dhe rënkimet tona, nën trysninë e sprovës së mprehtë dhe dërrmuese. Jo: Ai është një At i butë, një At i dashur; aq i butë dhe aq i dashur sa nuk dërgon mbi ne asnjë goditje, as një kryq, as një provë më tepër nga sa është absolutisht e nevojshme për të mirën tonë – Ai nuk e vendos në kupën tonë të hidhur as edhe një përbërës të vetëm i cili të mos jetë thelbësore për përsosjen e ilaçit tonë. Është për të mirën tonë që Ai na disiplinon, jo për kënaqësinë e Tij; dhe këtë shpesh e bën për të na shkundur nga gjumi frymëror, për të na ripërtërirë nga dobësimi i thellë, dhe për t’i na dhënë një gjallëri, shëndet dhe rritje jetës së Tij në shpirt.
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!