21 Shtator – Octavius Winslow

21 Shtator

“Sepse, duke qenë se ai vetë hoqi kur u tundua, mund t’u vijë në ndihmë atyre që tundohen.” Hebrenjve 2:18

Lexues i dashur, a mendon se nuk ishte poshtërim që Biri i Perëndisë të sulmohej në këtë mënyrë nga princi i errësirës? A nuk ishte ky degradim që dinjiteti i Tij të vihej në dyshim, që autoriteti i Tij të kundërshtohej, që besnikëria dhe droja e Tij ndaj Atit të Tij të sulmohej, dhe që vetë pastërtia e Tij të shkelej me këmbë nga një frymë e rëndë dhe e prishur të cilën Ai e kishte dëbuar nga qielli? Ah sa fort duhet ta ketë ndjerë Ai një gjë të tillë që në çastin e parë që erdhi në kontakt krye armikun dinak të Perëndisë dhe njeriut! Oh çfarë lavdie që shkëlqen nga poshtë këtij veli të errët të poshtërimit të Krishtit! Sa i bukur dhe i çmuar që shfaqet Ai para shenjtorëve dhe engjëjve në këtë përballje të mrekullueshme!

Çfarë dhembshurish të shenjta dhe ndjenjash të dashur që ndizen në zemër dhe ngrihen drejt Tij ndërsa syri ynë sodit çdo detaj – natyrën e neveritshme të sulmit – goditja që përballoi njerëzia e Tij – fuqia e pushtetshme prej së cilës Ai u mbështet – fitorja e shquar që arriti Ai – ngushëllimi hyjnor që u derdh në shpirtin e Tij ndërsa armiku i tij i mundur u largua nga beteja, duke e lënë Atë më tepër se fitimtar – dhe mbi të gjitha, dhembshuria që tani ndjen Ai për kishën e tunduar! Këto janë tipare të mbushura me interes të jashtëzakonshëm dhe udhëzim të pasur mbi të cilat mendja e ripërtërirë kënaqet të meditojë.

Poshtërimi i Zotit tonë ishte edhe më i thellë se kaq! Rretë që u mblodhën rreth Tij u bënë edhe më të errëta dhe më të zymta ndërsa Ai shkoi drejt konfliktit përfundimtar. Duhet të konsiderojmë hapin e parë që hodhi Ai për ta mbajtur mëkatin, vetëdijen e dhimbshme e cila u shtua ndërsa çasti i Tij i shlyerjes u afrua si një nga demonstrimet me të qartë të asaj përuljeje të vullnetshme nën të cilën kishte hyrë Ai dhe përmes të cilës po kalonte tani. Në pjesët vijuese kjo e vërtetë madhështore e Ungjillit shpallet në mënyrë të qartë dhe të theksuar. Le të mbajmë në mendje që kur Fryma e Shenjtë e paraqet Zotin tonë duke mbartur mëkatin, kjo deklaratë nuk duhet të interpretohet në mënyrë figurative por në një mënyrë të drejtpërdrejtë e cila konfirmon një fakt solemn dhe të jashtëzakonshëm. Ai nuk mbarti dukjen e mëkatit, apo thjesht ndëshkimin për mëkatin, por vetë mëkatin.

Ja si e shpall Fryma e Shenjtë: “Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona.” “Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve.” “Sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre.” “Ai ka mbajtur mëkatin e shumë vetave.” “Ai vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit.” “Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat.” Ja tek ishte Perëndia i përjetshëm shumë afër me të ligun. Kurrë më parë nuk kishte pasur dy ekstreme kaq të kundërta me njëra-tjetrën të cilat u përballën në një afërsi dhe kaq të ngushtë. Mëkati thelbësor, shenjtëria thelbësore; errësira thelbësore, drita thelbësore; urrejtja thelbësore, dashuria thelbësore; armiku më vdekjeprurës i njeriut, miku më i dashur i njeriut. Çfarë çasti në dukje me pushtet dhe triumf që ishte ky për kundërshtarin e madh të Perëndisë dhe njeriut! Çfarë çast zymtësie, poshtërimi dhe mposhtjeje të thellë që ishte ky për Birin e dashur të Perëndisë! Sa u ngazëllua ky Lucifer kur i fryrë nga krenaria e shkeli me këmbë Hyjninë e mishëruar! Sa thellësisht i vetëdijshëm që do kishte qenë Jezusi në atë çast për poshtërimin dhe degradimin e thellë në të cilin ishte zhytur tani!

Por shikoni tani se si ky transaksion madhështor kontribuoi në poshtërimin e thellë të Birit të Perëndisë. Cila duhet të ketë qenë neveria e ndjenjës morale, si duhet të jetë mbledhur shpirti i Tij i shenjtë në momentin e parë që erdhi në kontakt me mëkatin! Çfarë tronditje e madhe që duhet ta ketë shkundur natyrën e Tij njerëzore, aq të pastër dhe të pamëkatë! Shenjtor i Perëndisë, cila është kupa jote më e hidhur, cila është brenga jote më e thellë dhe më e mprehtë? Mos vallë një Atë i dashur ka fryrë mbi bekimet e tua, mos vallë i ka larguar mëshirat e tij, mos i ka pakësuar ngushëllimet e tua, mos e ka errësuar horizontin tënd të ndritshëm, mos e ka tharë vallë burimin tënd të dashur? A është ky shkaku për ballin e vrenjtur, për pamjen tënde plot ankth, për sytë e ty me lotë, për shpirtin tënd të shqetësuar dhe të pan gushëlluar?

Ndoshta po thua, “Ah, jo! Më çliro nga ky trup i mëkatit, largoje vrenjtësinë nga balli im, lotët nga sytë e mi, dhe brengën nga zemra ime. Është mëkati që banon në mua.” Prandaj, mendo se çfarë duhet të ketë ndjerë Qengji i patëmetë i Perëndisë, dhe sa thellë do ketë hyrë kjo ndjesi në poshtërimin e Tij – ekzistenca e një vetëdijeje gjithëpërfshirëse, të përhershme, plot dhimbje dhe poshtëruese që Ai po mbante mbi shpirtin e Tij të shenjtë paudhësinë, shkeljen dhe mëkatin!


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*