23 Gusht – Octavius Winslow

“Perëndia është dashuri.” 1 Gjoni 4:8

Perëndia në Krishtin nuk është më një “zjarr që konsumon,” por një Perëndi dashurie, një Perëndia paqeje; një Perëndi i pajtuar. Perëndia në Krishtin i shtrin duart e Tij gjithë ditën drejt mëkatarëve të mjerë. Ai i pranon të gjithë; i mikpret të gjithë; Ai nuk refuzon, nuk hedh poshtë dhe nuk dëbon askënd. Është lavdia e Tij ta falë një mëkatar. Është lavdia e fuqisë së Tij, është lavdia e dashurisë së Tij, është lavdia e urtësisë së Tij, është lavdia e urtësisë së Tij, është lavdia e hirit të Tij, t’jua rrëmbejë prenë të pushtetshmëve, të çlirojë robin, ta rrëmbejë degën nga zjarri, ta zbresë zinxhirin e artë të mëshirës së Tij në thellësitë më të mëdha të mjerimit dhe fajit njerëzor për t’i ngritur lart nevojtarët dhe t’i vërë të ulen me princat.

Soditni Krishtin mbi kryq! Çdo dhimbje që Ai duron, çdo goditje që Ai merr, çdo rënkim që lëshon, çdo pikë gjaku që derdh shpall që Perëndia është dashuri, dhe se Ai qëndron pas betimit të Tij dhe është gati të falë edhe më të ndyrin e të ndyrëve. Drejtësia e ka futur shpatën në mill, është larguar e përmbushur nga skena, dhe e ka lënë Mëshirën triumfuese në mënyrë të lavdishme. Dhe “Perëndia kënaqet të tregojë mëshirë.”

Duke qenë se ka hapur një kanal me një kosto kaq të pafundme; madje përmes goditjes së zemrës së Birit të Tij të dashur; përmes të cilit mëshira e Tij të rrjedhë e lirë e pakufizuar, afroju pa dyshuar asgjë. Asnjë tipar i rastit tënd nuk është dekurajues apo të ketë mundësi ta pengojë faljen. Mosha jote, rebelimi yt i zgjatur kundër Perëndisë, jeta jote e gjatë e indiferencës ndaj interesave të shpirtit tënd, sasia e madhe e mëkateve të tua, mungesa e bindjes së thellë apo besimit të fortë, as vlera dhe denjësia për të të rekomanduar para favorit të Tij; të gjitha këto nuk janë pengesa të vërteta që t’i afrohesh, nuk janë arsye pse të mos i afrohesh dhe ta prekësh skeptrin që është zgjatur drejt teje, të lahesh në burimin e hapur, të veshësh mantelin e panjollë, të pranosh faljen e hirshme, dhe ta shtrëngosh me mirënjohje dhe rrëmbim në zemrën tënde adhuruese.

Nën dritën e kësaj të vërtetë, kultivo pikëpamje të dashura dhe të mira për Perëndinë. Shikoje Atë përherë, afroju Atij përherë, dhe bisedo për punët e shpirtit tënd me Të, në dhe përmes Jezusit. Ai është Ndërmjetësi i vetëm mes Perëndisë dhe shpirtit tënd. Perëndia Ati yt tani mund të jetë duke të udhëhequr përmes ujërave të thella dhe të errëta. Zëri i Tij mund të të tingëllojë i ashpër. Ndoshta konturet e Tij të zbehta janë e vetmja gjë që mund të shohësh prej Tij. Fytyra e Tij duket e mbuluar dhe e kthyer mënjanë; megjithatë bisedo me Të tani në Krishtin dhe të gjitha mendimet e tua të vështira, frikërat drithëruese, dhe dyshimet mosbesuese do të zhduken.

Në Jezusin çdo përsosmëri e Perëndisë tretet në hir dhe dashuri. Me sytë e tu drejtuar tek kryqi dhe duke e parë Perëndinë përmes kryqit, të gjitha shkronjat e errëta të provanisë së Tij në një çast do të bëhen të shkëlqyeshme me drejtë dhe lavdi. Ai Perëndi që e ka zbuluar Veten në këtë mënyrë në Jezusin duhet të jetë dashuri, i gjithi dashuri, dhe asgjë tjetër veçse dashuri, edhe në veprimet e Tij më të errëta, të dhimbshme dhe lënduese ndaj popullit të Tij të dashur!


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*