25 Shkurt – Octavius Winslow

25 Shkurt

Rri në heshtje para Zotit dhe prite atë.” ‭‭Psalmi ‭37:7‬

Është kaq e thjeshtë, pritja me durim për Perëndinë në të gjitha mundimet tona është ajo që me siguri dhe në mënyrë të efektshme sjell çlirimin tonë. Në të gjithë rrethanat e sprovës së besimit, të vonesës së lutjes, të shpresës së shtyrë, qëndrimi më i duhur dhe më i hirshëm i shpirtit – ai që siguron sasinë më të madhe të bekimit për ne dhe të lavdisë për Perëndinë – është një pritje me durim për Zotin. Edhe pse padurimi ynë nuk do ta bëjë Perëndinë ta prishë besëlidhjen e Tij dhe as të shkelë betimin e Tij, megjithatë durimi ka për të bërë që mbi ne të bien bekime më të mëdha dhe të pasura. Disiplina morale e durimit është më e kushtueshmja. Kjo e mban shpirtin të përulur, duke besuar dhe në lutje. Mëshira në të cilën rezulton çmohet edhe më tepër gjatë stinës së gjatë të pritjes me shpresë. Është e mundur që të marrësh një shpërblim tepër shpejt. Në dëshirën tonë për ta kapur mëshirën me një dorë, mund të na shpëtojë nga dora tjetër besimi, lutja dhe Perëndia. Një pritje me durim për kohën e Zotit dhe për mënyrën sesi Ai do të shfaqet për ne ka për të kontrolluar të gjitha mjetet pa mend dhe përpjekjet për të shpëtuar veten. Një çlirim i menjëhershëm mund të blihet me një çmim tepër të lartë. Shija e tij e tanishme mund të jetë e ëmbël, por më pas mund të jetë e hidhur – për shkak se Perënia e hidhëron bekimin që nuk u kërkua duke pasur për synim lavdinë e Tij. Koha e Perëndisë, edhe pse vonon, dhe çlirimi i Perëndisë, edhe pse shtyhet për më vonë, kur vijnë dalin që gjithmonë si më të mirat: “Shpirti im, gjej prehje vetëm te Perëndia, sepse shpresa ime vjen nga ai.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*