3 Mars – Octavius Winslow

3 Mars

“Në qoftë se ju jeni ringjallur me Krishtin, kërkoni ato që janë lart, ku Krishti është ulur në të djathtë të Perëndisë. Kini në mend gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë.” Kolosianëve 3: 1-2

Për të fituar parajsën, mendja duhet të bëhet qiellore; dhe për të qenë qiellore, ajo duhet të mësohet me gjërat qiellore dhe interesat qiellore. Një ligj i gjendjes tonë mendore është që mendja asimilon në tonin dhe zakonet e saj të mendimit temën e cila më së shumti bëhet fokusi i studimit të saj. Prandaj edhe bëhemi njerëz të një ideje të vetme. Meditimi i temave hyjnore dhe frymërore ka një tendencë të fuqishme për ta shenjtëruar mendjen për ta bërë atë frymërore. Duket e pamundur të marrësh frymë në një atmosferë qiellore dhe të mos jesh qiellor; të studiosh gjëra të shenjta dhe të mos jesh i shenjtë; të admirosh imazhin e Krishtit dhe të mos i ngjash Krishtit; të kesh përbashkësi të shpeshtë me Jezusin mbi fron, dhe të mos kapësh ndonjë rreze të lavdisë së Tij. Veçmas Krishtit asgjë nuk është me të vërtetë e këndshme dhe e kënaqshme për mendjen qiellore. Sa shkretëtirë e zymtë dhe e vetmuar do të ishte kjo pa Atë! Por me Krishtin në zemër dhe me zemrën që prehet në Krishtin – Ai në qendër të shpirtit tonë me dashuritë dhe dëshirat tona të përqendruar tek Ai – shkretëtira e humbet vetminë dhe shkretinë e saj. Të kesh syrin të fokusuar në Jezusin – të kesh të gjitha burimet e zemrës tënde në Të – frymën në vizita të shpeshta atje ku banon Ai në dritë dhe lavdi – të mbështetesh tek Ai dhe të bisedosh me Të sikur Ai të ishte duke ecur përkrah teje, duke u ulur në tryezën tonë, duke na shoqëruar me ne në thirrjet tona – kjo është mendje qiellore. E tillë është kundër-tërheqja ndaj “gjërave në tokë”, – ndjekjet sekulare, përkujdesjet me mendime të ulëta, kënaqësitë trupore – për të cilat na duhen kaq thellë. Dhe kjo tërheqja e kundër ndaj “gjërave të tokës” – ndaj kërkimeve të botës, ndaj kënaqësive mishore – gjë për të cilën kemi shumë nevojë. Ky ndikim i fuqishëm që lufton kundër tërheqjeve të botës të cilin e zotërojmë është të kuptuarit e ringjalljes tonë me Krishtin dhe e faktit që Ai është ulur mbi fronin e Tij në lavdi.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*