30 Maj – Octavius Winslow

“Sepse Zoti qorton atë që do, si një baba birin që atij i pëlqen.” Fjalët e urta‬ ‭3:12

Mendimet e forta dhe të ashpra rreth Perëndisë kanë për të qenë efekti i interpretimeve të gabuara të trajtimeve të Tij: nëse qoftë dhe për një moment e largojmë syrin nga zemra e Perëndisë në momentin e thellësinë e sprovës, jemi gati t’i kushtojmë vëmendje çdo sugjerimi të errët të kundërshtarit; në momentin që e shohim atë trajtim me një mendje tjetër, dhe e shohim Perëndinë me një ndjenjë të ndryshuar; e shohim qortimin si efekt të mospëlqimit, dhe Perëndinë e besëlidhjes që e dërgoi, si jo të mirë, pa dashuri dhe të ashpër.

Lëreni syrin e mprehtë të besimit të çajë retë dhe errësirën që e rrethon fronin e tij, dhe vështroni zemrën e Perëndisë ende si dashur, gjithë dashuri, asgjë veçse dashuri, për fëmijën e Tij të pikëlluar, vajtues dhe që kapluar nga trishtimi; sa hap e mbyll sytë çdo murmuritje do të heshtë, çdo ndjenjë rebelimi do të qetësohet, dhe çdo mendim jo i mirë do të hidhet poshtë; dhe “Ai i ka bërë të gjitha gjërat mirë – në dashuri dhe besnikëri më ka pikëlluar,” kanë për të qenë tingujt e vetëm që do të shqiptohen nga buzët tona.

Prandaj, i dashur, nëse do ta kesh zemrën tënde gjithmonë të fokusuar tek Perëndia, me ndjenjat e tua që rrjedhin në një dashuri të pandërprerë drejt Tij, interpretoje çdo gjë që Ai dërgon nën dritën e dashurisë së Tij; mos lejo kurrë të mashtrohesh të besosh që ka ndonjë ndjenjë tjetër që e nxit disiplinën; mos i lër vend këtij sugjerimi qoftë edhe për një moment – dëboje nga pragu i mendjens tënde që në momentin që përpiqet të hyjë brenda saj. Lejo që ky të jetë reflektimi që që e qetëson dhe e zbut prehjen tënde, ashtu si një foshnjë prehet në gjirin e nënës së vet: “Perëndia im është dashuri! Ati im është i pandryshueshëm në të vërtetën dhe butësinë e Tij. Ai e bëri këtë gjë, dhe e ka bërë mirë!”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*