30 Prill – Octavius Winslow
“Ju keni marrë Frymën e birërisë.” Romakëve 8:15
Fryma e birësimit është i njëjti si Fryma e Perëndisë. Ka dy tipare thelbësore që e identifikojnë si të tillë. Tipari i parë është që Ai u jep natyrën e Atit të gjithë fëmijëve në familjen e Tij. Në këtë pikë ka një ndryshim shumë të madh mes një birësimi njerëzor dhe një birësimi Hyjnor. Njeriu mund të përcjellë vetëm emrin dhe trashëgiminë e tij tek fëmija që birëson. Por në birësimin e Perëndisë, emrit dhe trashëgimisë së Perëndisë i shtohet natyra Hyjnore, e cila jepet në rilindje; prandaj, me fjalët e Zotit tonë ne bëhemi vërtet “bijtë e Atit tonë që është në qiell.” Tipari i dytë është ky, që pasi ka lindur natyrën e Atit, Ai hukat frymën një fëmije në zemër. Ai frymëzon një dashuri birërore. Dashuria që që vezullon në zemrën e besimtarit është “dashuria e një fëmije për prindin e tij. Nuk është një skllavëri servile, por një frymë e lirë birërie.
Oh çfarë emocioni i ëmbël dhe i shenjtë! Sa i butë dhe besues, sa fort kapet dhe sa fëmijëror që është! E tillë duhet të jetë dashuria për Perëndinë. Ai është Ati ynë – ne jemi fëmijët e Tij. Pse të mos karakterizohet dashuria jonë për Të nga më shumë butësi delikate, nga siguria që nuk dyshon dhe nga prehja e qetë e një fëmije të tulatur në gjirin e prindit të vet? Frikë prej fëmije ndaj Perëndisë është diçka tjetër që frymëzohet prej Frymës së birësimit. Dashuria dhe frika janë hire binjakë në karakterin e krishterë. Fryma e Perëndisë është Autori i të dyjave; dhe që të dyja banojnë dhe bashkëveprojnë në të njëjtën zemër të ripërtërirë. Nuk është tmerri i një skllavi, por dridhja e shenjtë e një fëmije, për të cilën jemi duke folur. Është një frikë birërore, me drojë dhe dashuri. Një besim prej fëmije në Perëndinë gjithashtu rrjedh prej Frymës së birësimit.
Besimi i një fëmije është i nënkuptuar, me dashuri dhe pa dyshim. Mbi këshillën e kujt mund të mbështetet ai me kaq siguri, në dashurinë e kujt mund të besojë kaq plotësisht, mbi besnikërinë e kujt mund të qëndrojë kaq si sigurt, përveçse mbi këshillën, dashurinë dhe besnikërinë e prindit? Perëndia është Ati ynë. O fëmijë i birësimit hyjnor, ti që ke përjetuar lindjen qiellore – qoftë besimi yt tek Ai rezultati i marrëdhënies që ke me të. Kjo të çon në intimitetin më të afërt, dhe të fton në sigurinë më të përsosur. Nuk ke asnjë nevojë, asnjë ankth, asnjë brengë, e cila të mos jetë e gjitha e Tij. Fakti që Ai të ka birësuar – një akt ky i hirit të Tij spontan dhe shumë të lirë – është betimi i Tij që t’i transferojë të gjitha interesat e tua në Veten e Tij. Këtyre gjërave duhet t’u shtojmë edhe një bindje birërore – “Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia.” Bindja, qoftë ndaj porosive të Shpëtimtarit, apo ndaj ligjeve të Atit, është testi i dashurisë; dhe dashuria është burimi i bindjes. “Ne do të bëjmë gjithë sa na ka thënë Perëndia ynë,” është gjuha e zemrës në të cilën banon Fryma e birësimit. Këto janë disa prej tipareve të birësimit.
© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!