4 Janar – Octavius Winslow
4 Janar
“Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia e Frymës së Shenjtë qofshim me ju të gjithë. Amen.” 2 Korintasve 13:14
Doktrina e Trinitetit është për të krishterin çelësi i Biblës. Fryma e Shenjtë jep zotësi për ta përdorur dhe fuqi, dhe kur ky çelës përdoret zbërthen një sërë të gjatë misteresh hyjnore, hap çdo derë në shenjtëroren e bekuar të së vërtetës. Por nën dritën e shpëtimit kjo hijeshi dhe bukur shfaqet në mënyrë më të veçantë – shpëtim në të cilin Jahveu shfaqet aq shumë i lavdishëm në mënyrë të pashoqe – saktësisht Vetja e Tij. Dashuria e Atit shfaqet në “dërgimin” e Birit të Tij; dashuria e Birit shfaqet në “marjen përsipër” të veprës së shpëtimint; dashuria e Frymës së Shenjtë në “zbatimin” e kësaj vepre. Sa e kënaqshme është të shohësh sesi në zgjidhjen e problemit të madh të shpengimit të njeriut, Treshja Hyjnore u përfshi në mënyrë kaq të thellës. Për cilën prej këtyre nuk do të kishim nevojë? Që të gjitha ishin të nevojshme; dhe po të na mungonte njëra, shpëtimi ynë nuk do kishte qenë i plotë, dhe do kishim qenë përjetësisht të humbur. Duke e sjellë në lavdi kishën të cilën e kanë shpëtuar në këtë mënyrë Ati, Biri dhe Fryma i Shenjtë kanë bërë një betim solemne. “Sepse përmes tij që të dy kemi hyrje tek Ati nëpërmjet një Fryme të vetëm.”
© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!