7 Tetor – Octavius Winslow
7 Tetor
“Sepse unë jam me ty”, thotë Zoti, “që të të shpëtoj. Unë do të shfaros tërë kombet në mes të të cilëve të kam shpërndarë, por megjithatë nuk do të të shfaros ty, por do të të ndëshkoj me drejtësi dhe nuk do të të lë krejt të pandëshkuar.” Jeremia 30:11
Dashuria e Zotit shfaqet në caktimin e qortimit dhe në përshtatjen e disiplinës. Ai qortim mund të kishte qenë më i rëndë, ajo disiplinë mund të kishte qenë më e ashpër. Ujërat e thella dhe të errëta mund ta kishin përmbytur shpirtin. Prandaj, ndoshta lutja jote ka marrë përgjigje, “Më korrigjo, o Zot, por me drejtësi, jo në zemërimin tënd për të mos më reduktuar në asgjë.” Pastaj erdhi psalmi i këndshëm i pranimit mirënjohës dhe lavdërimi: “Zoti është i mëshirshëm dhe zemërbutë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi. Ai nuk grindet përjetë dhe nuk e ruan zemërimin gjithnjë. Ai nuk na trajton siç e meritojnë mëkatet tona dhe nuk na dënon në bazë të fajeve tona.”
Oh, a mund ta analizojmë gjithmonë kupën, sa shumë do të habiteshim kur të zbulonim që në thatësinë më të hidhur që na preku buzët përbërësi kryesor ishte dashuri! Ajo dashuri e dalloi disiplinën e nevojshme, dashuria zgjodhi ndëshkimin që u dërgua, dashuria caktoi instrumentin përmes të cilit duhej të vinte, dashuria i qeverisi rrethanat përmes të cilave duhej të ndodhte, dashuria e caktoi kohën kur duhej të vinte, dashuria e dëgjoi psherëtimën dhe e pa lotin, dashuria e dalloi vajtimin dhe nuk e largoi as për një çast syrin e vet nga i përvuajturi.
Mjerisht, sa shumë është shpërfillur kjo e vërtetë nga besimtari i disiplinuar! Mendo o fëmijë i përvuajtur i Perëndisë për të gjitha rrethanat e shumta ngushëlluese, lehtësuese dhe zbutëse të lidhura me disiplinimin tënd. Sa më e keqe do të ishte pozita jote, sa më e përkeqësuar do të ishte natyra e pikëllimeve të tua dhe sa më të rënda do të ishte goditja e thuprës. Mendo sa më e vogël ka qenë disiplina nga mëkati, sepse “Perëndia harron një pjesë të fajit tënd.”
Mendo për të gjitha ndihmat e shumta hyjnore, për premtimet e çmuara, për zemërbutësinë e Perëndisë, për butësinë e Krishtit, për dhembshurinë dhe dashurinë që banon në zemrat e shenjtorëve – dhe e gjithë kjo do të të demonstrojë që disiplina e shenjtorëve është disiplina e dashurisë.
SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!