8 Prill – Octavius Winslow
“Ky është shkaku i hidhërimit tim.” Psalmi 77:10.
Hidhërimet e besimtarit janë aq të larmishme sa janë dhe të shumta. Disa janë të dobët në besim, dhe gjithmonë vënë në dyshim interesimin e tyre për Krishtin. Disa, duke qenë se janë sipërfaqësorë në njohuri dhe të cekët në përjetim, janë shumë të ekspozuar ndaj vrazhdësisë së gabimit dhe sulmeve të tundimit. Disa janë udhëtarë të ngadaltë në jetën hyjnore dhe gjenden gjithmonë pas; kurse të tjerë shpesh janë gati që të ndalojnë plotësisht. Pastaj ka nga ata që rënkojnë poshtë barrës së sëmundjes fizike, e cila ushtron një ndikim të zymtë mbi përjetimin e tyre frymëror. Një temperament nevrik – një gjendje depresioni dhe dëshpërimi të vazhdueshëm – gërryerjet e vazhdueshme të trazimit mendor – lëngimet fizike – fatkeqësitë imagjinare – një dorëzim i lehtë ndaj tundimit – ankimi i shpirtit – shkujdesja e gjuhës – interpretime të zymta të provanisë – një sy që sheh vetëm grinë e thellë të rreve, vetëm pjesët e trishta të tablosë. Sa shumë mund të jenë ata që për shkak të kësaj liste dëshpëruese këlthasin, “Ky është hidhërimi im.” Çfarëdo që të jetë ajo dobësi le ta bëjë më të çmuar në zemrat tona hirin dhe simpatinë e Atij i cili për hirin tonë u rrethua me dobësi, në mënyrë që të ketë dhembshuri për ata që mundohen në mënyrë të ngjashme me të. Gjithë plotësia e hirit që është në Jezusin është në dispozicionin tënd për atë hidhërim të vetëm prej të cilit je duke psherëtirë.
© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!