9 Korrik – Octavius Winslow

“Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Jezu Krisht.” Filipianëve 4:19

Perëndia ka siguruar me bollëk për të gjitha urgjencat e udhëtimit të krishterë. Duke qenë se Zoti Jezus është “udha” e besimtarit, i gjithë furnizimi për shtegëtimin e shenjtorëve është ruajtur në Të. Gjithë furnizimi i urtësisë për udhën hutuese, i forcës për udhën lodhëse, i hirit për udhën e rrezikshme, i dhembshurisë për rrugën sprovuese, i gjithë ky furnizim gjendet në Jezusin. Në Të Ati ka vendosur të gjithë sigurimin për udhëtimin në shkretëtirë. Oh çfarë deposh furnizimi që janë fjala e Perëndisë dhe besëlidhja e Perëndisë, të cilat dëshmojnë të dyja për Jezusin! Çfarë furnizimi i plotë, i pasur dhe i bollshëm!

Të gjitha doktrinat që e stabilizojnë shpirtin, të gjitha udhëzimet shenjtëruese, të gjitha premtimet e çmuara dhe ngushëlluese përbëjnë furnizimin për udhëtimin në shktretëtirë. Nganjëherë Zoti na sjell në zemër të shkretëtirës, thjesht për të na provuar sa lehtë dhe shpejt Ai mund të sigurojë një tryezë për ne edhe atje. Dhe kur të gjitha burimet e tjera shteren, dhe kur të gjitha furnizimet ndërpriten, kur çdo burim thahet, ja, Ai na i hap sytë e besimit për të parë çfarë ka përgatitur zemra e Tij e dashur.

Lexues i dashur, mos je ulur për të qarë si Hagari, apo për të vdekur si Elia në shkretëtirë – i vetmuar, i lodhur dhe i këputur? Oh, shiko se çfarë furnizmi të përshtatshëm dhe të bollshëm që ka siguruar Ati Perëndi për ju. Engjëlli i besëlidhjes ju prek me dorën e djathtë të dashurisë së Tij, dhe të thotë të ngrihesh të hash e të pish, po, “të pish me bollëk.” Në ungjillin e lavdishëm gjenden “lloj-lloj frytesh të këndshme, të reja dhe të vjetra,” të cilat Zoti i ka rezervuar për popullin e Tij. “Shko, ha bukën tënde me gëzim dhe pi verën tënde me zemër të gëzuar” sepse gjithë kjo magazinë furnizimi, kjo tryezë sigurimi është për ty. Gjithë dashuria që gjendet në zemrën e Perëndisë, gjithë hiri që gjendet në natyrën e Shëtimtarit, gjithë ngushëllimi që gjendet në butësinë e Frymës, të gjitha të vërtetat shenjtëruese, ftesat falas, dhe premtimet e çmuara që janë grumbull në Ungjillin e Krishtit, janë të tuat – është ushqimi i shenjtë që është siguruar për udhëtimin tënd drejt malit të Perëndisë. Dëgjoje zërin e Jezusit, që të thotë, që nga lashtësia, “Eja dhe darko.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*