9 Qershor – Octavius Winslow

“Sikurse Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur juve; qëndroni në dashurinë time.” Gjoni‬ ‭15:9‬

Çfarë prehje të ëmëbl që gjejmë këtu për shenjtorët e Perëndisë. A qëndron Perëndia në dashurinë e Tij? Atëherë edhe besimtarët në Jezusin mund të prehen në të gjithashtu. A gjen këtu prehje pafundësia? Atëherë mund të gjejë prehje edhe një krijesë e mjerë dhe e fundme. A prehet Emanueli në këtë dashuri? Atëherë le të prehem edhe unë në Emanuelin. Nëse mjafton për Jehovën, sigurisht që mjafton edhe për popullin e Jehovës. Këshillat e Zotit tonë të dashur përputhen me këtë të vërtetë, “Qëndroni në mua;” “Vazhdoni në dashurinë time.” Lexues i dashur, eja dhe prehu në këtë dashuri – Jezusi të fton në prehjen e saj të bekuar. A je i lodhur dhe i hedhur andej këndej nga stuhia? Mos vallë është ena e kristalit, mos është fishkur lulja aromatike, mos ka humbur mëshira e butë dhe e dashur? “Eja,” thotë Jezusi, “dhge prehu në dashurinë time – prehu në realitetin e dashurisë time – prehu në thellësinë e dashurisë time – prehu në butësinë e dashurisë time – prehu në pavdekësinë e dashurisë time.”

Oh çfarë prehje e bekuar! Mëkatar i mjerë dhe zemërthyer, ti shpirt i munduar, i lodhur që po derdh lot pendimi, për çfarë ke nevojë? Për mëshirë? E gjen në Krishtin? Falje? Është në Krishtin? Pranim? Është në Krishtin. Gjithë sa ke nevojë është në Krishtin. Prandaj, afrohu dhe prehu në dashurinë e Tij. Ati qëndron në Jezusin, drejtësia e Tij qëndron në Jezusin, shenjtëria e Tij qëndron në Jezusin, e vërteta e Tij qëndron në Jezusin, fuqia e Tij qëndron në Jezusin – dhe në Jezusin mund të qëndrosh edhe ti. Perëndia prehet në dashurinë që ka për ty, për shkak se prehet në Birin e dashurisë së Tij. Në Birin e dashurisë së Tij mund të gjeshe prehje të përjetshme dhe të plotë edhe ti o shpirt i lodhur, i këputur dhe i drithëruar. Cilado qofshin rrethanat e tua të tanishme, pavarësisht se cila mund të jetë ashpërsia e trajtimit të Perëndisë, gjithmonë kujto që ai ende prehet në dashurinë e Tij.

Nëse e gjykon atë përmes provanive dhe jo përmes premtimeve të Tij, besimi yt mund të shkëputet prej së vërtetës. Por, standardi përmes të cilit duhet t’i formosh pikëpamjet e tua rreth karakterit të Perëndisë është i njëjti standard me anë të të cilit duhet të gjykosh edhe karakterin tënd – Fjala e Tij. Ajo fjalë deklaron që Ai prehet në dashurinë e Tij, që Ai tani prehet në të, që prehet në të në kohën e tanishme, dhe për pasojë, Ai prehet në të në momentin që provanitë e Tij në historinë tënde janë më të errëtat dhe më përunjëset. Kur sipas vështrimit tënd gjithçka të duket kundër teje – kur dhe vetë Perëndia të duket se është kundër teje – edhe atëherë Ai është duke u prehur me një kënaqësi dhe ëndje të pafundme në dashurinë me të cilën të ka dashur nga përjetësia. Dhe ndërsa rrotat madhështore të provanisë së Tij rrotullohen me të shpejtë, kur një ndodhi pason tjetrën, dhe një shpërthim pason tjetrin – kur fryma jote është e shqetësuar dhe zemra jote e alarmuar, kur gjithë shpirti yt është i shtangur dhe mahnitur me veprat e mrekullueshme të pushtetit të Tij, edhe atëherë Perëndia është duke u prehur qetësisht dhe me paqe në dashurinë e Tij ndaj teje, i palëkundur, i pashqetësuar, i patrazuar nga gjërat që e trazojnë gjithësinë.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*