23 Shkurt – Octavius Winslow

23 Shkurt

Lidhur me këtë iu luta tri herë Zotit që ta largonte nga unë.” 2 Korintasve‬ ‭12:8

Kur Pali u lut për largimin e gjembit në mish, i kërkoi Perëndisë diçka që tregonte se atij i mungonte gjykimi në vlerësimin e gjësë për të cilën po lutej. Kush do të priste këtë nga apostulli i jo hebrenjve? Por Zoti e dinte më mirë se çfarë ishte për të mirën e shërbëtorit të Tij të dashur. Ai e pa që nën dritën e zbulesave të veçanta që iu dhanë atij në vizitën e tij në lavdi, disiplina e besëlidhjes ishte e nevojshme për ta mbajtur të përulur në pluhur. Dhe kur fëmija i Tij u përgjërua tri herë për heqjen e gjëmbit në mish, për një moment nuk e dalloi në natyrën e dhimbshme të disiplinës ndikimin e saj të nevojshëm për ta mbajtur në pozitën e “ecjes me përulësi me Perëndinë.” Prandaj këtu shohim që edhe një apostull i frymëzuar mund t’i kërkojë ato gjëra Perëndisë të cilat Ai mund t’i konsiderojë si me vend për t’u refuzuar. Shpesh mund të presim një sprovë, diçka që të na mbajë të përulur para Perëndisë, pas një stine të veçantë afërsie me Të, një shfaqje të dashamirësisë së Tij për shpirtin tonë. Ekziston një prirje për t’u mbështetur tek vetë-kënaqësia pas një përbashkësie të ngushtë me Perëndinë, saqë kërkohet që dora e butë e Atit tonë të na mbrojë nga vetja jonë. Kështu ndodhi me Palin – pse të mos jetë edhe me ne? Megjithatë, në privimin nga gjëja që po kërkojmë prej Tij, mund të jemi të sigurt për këtë, që Ai do të na japë një ekuivalente të përsosur. Zoti e pa me vend që të mohonte kërkesën e apostullit; por Ai i dha një ekuivalente – po, më tepër se një ekuivalente, për atë nga e cila e privoi – Ai i dha atij hirin e Tij gjithë-mbështetës. “Hiri im të mjafton.” Lexues i dashur, a ke qenë duke kërkuar për një kohë të gjatë heqjen e ndonjë kryqi të fshehtë, të rëndë dhe të dhimbshëm? Ndoshta ende je duke ofruar kërkesën tënde e megjithatë duket se Zoti nuk po të përgjigjet. Pse? Për shkak se kërkesa në vetvete mund të mos jetë e mençur. Nëse Ai do ta largonte tani kryqin, duke e bërë këtë gjë mund të mbyllë një kanal mëshire për të cilin do të jesh gjithmonë pishman. Oh, ai kryq mund të jetë mjeti përmes të cilit do të vijë në shpirtin tënd një bekimi të fshehtë dhe të jashtëzakonshëm.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*