25 Prill – Octavius Winslow

“A beson në Birin e Perëndisë?” Gjoni 9:35

I dashur lexues, këtë pyetje duhet t’ia bësh ndërgjegjes tënde. A e ke atë besim “të çmuar” të cilin jemi përpjekur ta përshkruajmë? Mos ndodhtë që të jesh ajo pemë që nuk e jep këtë fryt të mirë. Fryti yt mund të jetë i një lloji që i ngjan disi atij; por mos u mashtro në një çështje kaq të rëndësishme sa kjo. “Ti beson se ka një Perëndi; mirë bën: edhe djajtë besojnë dhe dridhen.” Domethënë, ti bie dakord me deklaratën e parë të fesë së vërtetë – qenia e Perëndisë; kjo është mirë, për shkak se gjykimi yt bie e pranon atë që është e vërtetë. E megjithatë, nuk ke shkuar më tej se besimi i demonëve! Ata besojnë e megjithatë tmerri i papërshkrueshëm është thjesht efekti i pranimit të detyruar i së vërtetës nga mendja e tyre – ata “dridhen.” Oh, hidhi një vështrim të mirë besimit tënd! Në besimin e vërtetë duhet të ketë jo vetëm një pranim, por gjithashtu një pëlqim. Në të besuarit për shpëtimin e shpirtit jo vetëm që e pranojmë të vërtetën e fjalës por gjithashtu japim pëlqimin për ta pranuar Krishtin sikurse na është paraqitur në të – si pajtimin e mëkatarit me Perëndinë. Një ndriçim i thjeshtë intelektual, apo një besim historik i fakteve të Biblës, nuk ka për ta çuar kurrë shpirtin përtej rrezikut të ferrit, dhe as ka për ta futur në viset e qiellit.

Ekziston një “formë njohurie,” sikurse edhe një “formë perëndishmërie;” dhe që të dyja këto ekzistojnë të shkëputura nga besimi jetësor në shpirt dhe përbëjnë një “fe të kotë.” Sërish, po ju theksojmë pyetjen e rëndësishme, A keni “besimin e të zgjedhurve të Perëndisë?” A është ai një besim që e ka hedhur poshtë lavdinë e meritave të vetes, që e ka hedhur në pluhur krenarinë e intelektit? A është një besim i rrënjosur në Krishtin? A të ka transformuar, në një farë mase, në versionin e kundërt të asaj që ishe dikur? A po shfaqen në jetën tënde disa prej “fryteve të çmuara” të Frymës? A është Jezusi i çmuar për shpirtin tënd? Të ecësh në të gjitha rrethanat me përulësi me Perëndinë – a është kjo dëshira e zemrës tënde? Nëse nuk ka pikëllim për mëkatin, nëse nuk e braktis veten për t’u mbështetur tek Jezusi, nëse nuk ka fryte të shenjtërisë, të cilat shfaqen në një farë mase, atëherë besimi yt është thjesht një “besim i vdekur,” – i vdekur, për shkak se nuk është fryti i Frymës rigjallërues – i vdekur, për shkak se nuk mund të të sjellë kurrë në jetën e përjetshme. Çfarë vlere ka ai pra atëherë? Prije! Pse ta zërë vendin kot? Nëse nuk ke prodhura kurrë frytin e mirë të lutjes, pendimit dhe besimit, je ende në natyrën e vjetër të mëkatit, rebelimit dhe vdekjes.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*