5 Maj – Octavius Winslow

“Nëse jemi të pabesë, ai mbetet besnik, sepse ai nuk mund të mohojë vetveten.” 2 Timoteut‬ ‭2:13‬

Ky është shkëmbi i vetëm dhe i vërtete ku spiranca e shpirtit mund të kapet e sigurt, ndërsa ai është duke u hedhur andej-këndej mes valëve të dyshimit dhe konfuzionit – të dish që Perëndia nuk mund ta ndryshojë fjalën e Tij; që është e pamundur që Ai të gënjejë; që nëse do t’i shmangej përsosmërisë së Tij, do të pushonte së qëni një qenie e përsosur, dhe si rrjedhim do të pushonte së qëni Perëndi: të dish gjithashtu se Ai është besnik në mes të pabesive dhe tërheqjeve mënjanë të fëmijës së Tij – besnik edhe në thellësitë e pikëllimit më të thellë – besnik kur shpresat tokësore humbasin, besnik kur cisternat njerëzore shterojnë, dhe kur shpirti nxitet të shpallë, “Besnikëria e Tij ka dështuar!” – Oh çfarë burimi që është për besimin e sprovuar dhe të dekurajuar kjo pamje të cilën Vetë Perëndia na ka dhënë për karakterin e Tij të lavdishëm dhe të përsosur! Nuk është triumf dosido i besimit të ecësh me Perëndinë, kur gjithçka në shpirt është errësirë, dhe kur nuk ka asnjë dritë; të ndiesh mes buçimës së valëve që Ai është ende besnik – që edhe pse të vret, megjithatë shpirti mund t’i besojë Atij; që edhe sikur Ai të merrte çdo gjë tjetër nuk do ta largonte kurrë Veten e Tij nga populli i Tij. Oh çfarë triumfi i lavdishëm i besimit! “Kush prej jush ka frikë nga Zoti dhe dëgjon zërin e shërbëtorit të tij? Kush ecën në terr pa asnjë dritë, le të ketë besim në emrin e Zotit dhe të mbështetet te Perëndia i tij!”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*