2 Qershor – Octavius Winslow

“Jam lutur për TY”. Luka 22:32

Nuk duhet ta anashkalojmë individualitetin e ndërmjetësimit të Zotit tonë. Duket sikur në atë moment ai e harron gjithë Kishën, dhe e trajton Pjetrin si dikush që përfaqëson në personin e tij çdo besimtar të tunduar, Jezusi e bën Pjetrin objektin e veçantë të lutjes së Tij. Sa shumë ngushëllim që na shpëton kur e anashkalojmë këtë të vërtetë – duke mos e dalluar në mënyrë të qartë interesimin personal që çdo besimtar ka në dashurinë e Krishtit! “Hiri im të mjafton.” “Unë jam lutur për ty,” janë fjalët e hirshme me të cilat Jezusi e trajton rastin e çdo besimtari. Prandaj, besimtar, mos mendo që je vetëm, pa dashurinë, pa kujdesin, pa mendimet e Tij – Jezusi të mban në zemrën e Tij; dhe nëse Ai të do, kujdeset dhe të kujton, mund t’i thuash lamtumirë burimit të krijesës, pavarësisht sa i dashur dhe i vlefshëm që mund të jetë. Mbaji sytë e tu të fiksuar përherë mbi ndërmjetësimin e Zotit tënd.

Edhe ne e humbasim veten në turmë, dhe bëhemi një me masën e njerëzve. Edhe ne harrojmë interesin tonë individual në besëlidhje, dhe detyrimin tonë personal për ta përlëvduar Perëndinë në rrethant e ndryshme të jetës tonë. Por është privilegji i veçantë i besimtarit të përqendrojë mbi veten e tij, si me një fuqi të fokusuar, çdo mendim dhe ndjenjë të Perëndisë, ashtu sikurse syri i një portreti i realizuar shumë mirë mund të thuhet që është i fokusuar në mënyrë ekskluzive mbi çdo individ në dhomë. “Jam lutur për ty.” Oh çfarë deklarate ngazëlluese! Lexues i krishterë, mos të të shpëtojë kjo nga sytë e tu. Eja vendose dorën tënde të besimit mbi besëlidhjen e hirit, dhe thuaj, “plotësia e besëlidhjes është e imja.”

Vendose dorën mbi besëlidhjen e Perëndisë dhe thuaj, “Perëndia i besëlidhjes është i imi; Jezusi është Ndërmjetësi dhe Shpëtimtari im. Ai u bind, vuajti, derdhi gjakun, vdiq, e bëri të gjithë këtë për mua. ‘Ai më ka dashur, dhe e ka dhënë Veten për mua.’ Zot, a mendon për mua? A e vë re rastin tim? A e mban barrën time në krahët e tu, a e mban pikëllimin tim në zemrën tënde, emrin tim mbi buzët e tua, a lutesh për besimin tim të varfër, të sulmuar dhe të drithëruar? Po Zot, Ti e bën, sepse ke thënë, dhe ia thekson këtë të vërtetë të çmuar, të mbushur plot ngushëllim, zermrës time drithëruese dhe mirënjohëse.”


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*