12 Korrik – Octavius Winslow

“Por me hirin e Perëndisë jam ai që jam; dhe hiri i tij ndaj meje nuk qe i kotë, madje jam munduar më shumë se gjithë të tjerët, jo unë, por hiri i Perëndisë që është me mua.” 1 Korintasve 15:10

Duhet të kemi gjithmonë kujdes që të bëjmë dallimin mes mohimit të vetes dhe mohimit të jetës së Perëndisë brenda nesh. Mohimi më i plotë i vetes tonë, pranimi i përulur i padenjësisë tonë personale mund të harmonizohet me sigurinë më të fotë dhe rrëfimin e Krishtit që jeton në ne. Vetëmohimi nuk përfshin domosdoshmërisht mohimin e hirit. Veprimi më i thellë i përulur te një i krishterë është të dallojë hirin e Perëndisë në shpirtin e tij. Nuk ka një kryqëzim më real, nuk ka një mohim më të plotë të vetes, se sa kur zemra në rrahjet e saj të përulura por të thella dhe mirënjohëse pranon që është në borxh ndaj hirit sovran, dhe në zellin e dashurisë së saj zbukuruese e fton të gjithë kishën të dëgjojë ndërsa radhit gjërat e mëdha që Perëndia ka bërë për të – “Ejani dhe dëgjoni, të gjithë ju që i druheni Perëndisë, dhe unë do t’ju tregoj atë që Ai ka bërë për shpirtin tim.” Po, kjo është një jetë që e mohon veten.

Dëgjojeni Jobin, “Prandaj ndiej neveri ndaj vetes dhe pendohem mbi pluhurin dhe hirin”.” Dëgjoni Isaian, “I mjeri unë! Unë jam i humbur, sepse jam një njeri me buzë të papastra dhe banoj në mes të një populli me buzë të papastra; megjithatë sytë e mi kanë parë Mbretin, Zotin e ushtrive”. Dëgjoni tagrambledhësin e penduar “O Perëndi, ki mëshirë për mua mëkatarin!” Dëgjoni Palin, “Por rroj, jo më unë.” Kështu, ndjesia e mëkatit dhe pamja me besim e Krishtit e përulin shpirtin në vetëmohim dhe neveri për veten.

Gjykoje gjendjen tënde frymërore, lexues i dashur, përmes kësaj karakteristike të jetës së brendëshme. A është kjo karakteristikë e jotja? A ka pasur një mohim të tillë të vetes tënde mëkatare dhe vetes tënde të drejtë? A të ka zbrazur Fryma e Perëndisë? A të ka përulur hiri i Perëndisë? A të ka kryqëzuar jeta e Perëndisë? A je t’i dikush në të cilin jeton Krishti, a je duke ecur me përulësi me Perëndinë? Ky është thelbi i përëndishmërisë jetësore, është vetë jeta e fesë së vërtetë. Nëse Krishti jeton në ty, ti je një shpirt i përulur. Krenaria nuk ekzistoi kurrë në zemrën e Krishtit. E gjithë jeta e tij ishte një akt i vetëm vetëpëruljeje të thellë. Në kuptimin më të vërtetë dhe më të plotë të deklaratës së fortë, “Ai e përuli Veten.”

Prandaj, është e pamundur që Ai i cili ishte kaq “zemërbutë dhe i përulur në shpirt,” të banojë me dikë të cilin “krenaria e rrethon si një gardh.” “Por rroj, jo më unë,” janë dy gjendjet e shpirtit të ripërtërirë, të cilat janë po aq të pandashme sa dhe shkaku nga efekti. Një Krisht i përulur dhe vetëmohues banon vetëm me një shpirt të përulur dhe vetëmohues. Nëse dhuntitë e tua të krekosin, nëse pasioni yt të ngre lart, nëse dobia jote ngjall brenda teje krenari, nëse nderi dhe dallimi që Perëndia apo njeriu ka vendosur mbi ty të ka larguar nga thjeshtësia e jetës, dhe të kanë futur në shtegun e kërimit dhe lartësimit të vetes, saqë nuk je as zemërbutë dhe as i përulur, as si fëmijë dhe as i ngashëm me Krishtin në shpirtin tënd, të jesh i sigurt për këtë – nuk je as pjesëtar në jetën e Krishtit, ose ndryshe ajo jetë është dobësuar fort në shpirtin tënd. Cila nga këto të dyja mendon se është gjendja reale e shpirtit tënd?


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*