23 Tetor – Octavius Winslow

23 Tetor

“I drejti do të rrojë prej besimit.” Hebrenjve 10:38

Në një shkallë të kufizuar përjetimi i çdo besimtari është përjetimi i apostullit të madh të Johebrenjve, krahët e të cilit zor se mund t’i arrijmë ne që thjesht qëndrojmë në sipërfaqen e tokës – “dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë.” “Një besim po aq i çmuar” sa besimi i tij banon në zemrat e gjithë të rilindure. Perëndia ka caktuar që nëpër këtë udhë të lartë mbretërore të udhëtojnë të gjithë njerëzit e Tij. Kjo është udha përgjatë së cilës kaloi Zoti i tyre përpara tyre; është udha që ata duhet të ndjekin pas Tij. Hapi i parë që hedhin ata nga shtegu i shqisave është hapi i parë në shtegun e besimit. Çfarë hir madhështor që gjejnë ata ndërsa vazhdojnë këtë udhëtim! A jetojnë? E bëjnë këtë gjë me anë të besimit. (Hebrenjve 10:38) A qëndrojnë në këmbë? Qëndrojnë me anë të besimit. (Romakëve 11:20) A ecin ata? Ecin me anë të besimit. (2 Korintasve 5:7) A luftojnë? Luftojnë me anë të besimit. (1 Timoteu 6:12) A fitojnë? Fitojnë me anë të besimit. (1 Gjoni 5:4) A shohin atë që është e padukshme? E shohin me anë të besimt. (Hebrenjve 6:27). A e marrin atë që është e pabesueshme? E marrin me anë të besimit. (Romakëve 4:20) A arrijnë të pamundurën? E arrijnë me anë të besimit. (Marku 9:23) Çfarë arritjesh të lavdishme të besimit!

Oh sa shumë që lavdërohet kështu Jezusi në shenjtorët e Tij! A nuk ishte lavdi për Jozefin, që, duke pasur pasuritë e Egjiptit në duart e tij, të gjithë njerëzit u detyruar të jetoni çdo ditë dhe çdo orë nga dora e tij? A nuk iu shtua edhe më tepër lavdia lartësimit të tij nga çdo pranim i ri i autoritetit të tij dhe nga çdo mbështetje e ripërtërirë në pasurinë e tij? A nuk përlëvdohet Jezusi në lartësimin dhe plotësinë e Tij, në dashurinë dhe në hirin e Tij, përmes atij besimi, në ushtrimin e të cilit “një populli varfër dhe i mjerë,” një Kishë nevojtare dhe e sprovuar, udhëton drejt Tij dhe jeton prej Tij çdo çast? Ah, po! Çdo prishje që çohet te hirti i Tij shenjtërues, çdo barrë që çohet te krahu i Tij i plotfuqishëm, çdo pikëllim që çohet te zemra e Tij e dhembshur, çdo nevojë që çohet te plotësia e Tij e pamasë, çdo plagë e trajtuar nga dora e Tij shëruese, çdo mëkat që çohet te gjaku i Tij pastrues, çdo deformim që çohet te drejtësia e Tij që mbulon gjithçka, e shton prurjen e lavdisë që ngrihet në çdo sekondë drejt Shpengimtari i admirueshëm nga Kisha e Tij.

Ti mund të kesh përfytyruar – sepse nuk jam duke iu drejtuar një shpirti që po kërkon – që Krishti është përlëvduar më tepër nga qëndrimi yt larg Tij – duke vënë në dyshim efektshmërinë e gjakut të Tij për ta anuluar fajin tënd, fuqinë e hirit të tij për ta asgjesuar prishjen tënde, mjaftueshmërinë e plotësisë së Tij për të siguruar nevojën tënde, dhembshurinë e natyrës së Tij për të zbutur brengën tënde, dhe gatishmërinë e dashur të zemrës së Tij për të të pranuar dhe mikpritur ashtu siç je, bosh, i ndyrë dhe i pavlerë; duke mos menduar që përkundrazi, sa shumë është brengosur dhe lënduar Ai, sa shumë është çnderuar dhe privuar nga lavdia e Tij, nga ky dyshim i dashurisë së Tij dhe nga ky mosbesim i hirit të Tij, pas gjithë tregimeve të ëmbla të njërës dhe gjithë provave bindëse të tjetrës. Por, a është dëshira e shpirtit tënd të thellë që Krishti të përlëvdohet prej teje?

Atëherë mos e harro të vërtetën madhështore dhe të ndritur të Biblës, që Ai është Shpëtimtari i mëkatarëve, i mëkatarëve si mëkatarë – që për sa i përket çështjes së madhe të shpëtimit të shpirtit, Ai nuk dallon asnjë thërrime denjësi te krijesa; që çfarëdo merite njerëzore që sillet tek Ai me qëllim që ta bëjë dikë të pranueshëm para syve të Tij – çfarëdo qoftë ajo – qoftë kjo edhe vepra embrionale e Frymës së tij në zemër – e cila i shtohet veprës së Tij të përfunduar si baza e pranimit me Perëndinë, është po aq zvogëlim i lavdisë së Tij si Shpengues – dhe nuk ka asnjë gjë tjetër për të cilën Ai të jetë më tepër xheloz – dhe si rrjedhim e largon shpirtin prej hirit të Tij. Por ashtu si Bartimeu, hidheni larg jush mantelin, çfarëdo që të jetë ai – krenaria e meritës, krenaria e intelektit, krenaria e të nxënit, krenaria e familjes, krenaria e vendit, po, çfarëdo që të pengon të hysh në rrugën e ngushtë dhe të pengon ta pranosh mbretërinë e Perëndisë “si një fëmijë i vogël,” dhe të vish te Jezusi për t’u shpëtuar vetëm prej Tij – kjo i sjell më tepër lavdi Atij nga sa mund të përfytyrohet apo nga sa mund ta përshkruajnë fjalët.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*