Fjalet e Jetes Blog

0

A është Jezusi e vetmja udhë shpëtimi?

Bibla e prezanton Jezusin si udha e vetme mes të gjitha feve të botës dhe kjo është arsyeja pse ka një mandat kaq të rëndësishëm për kishën që të përhapë ungjillin në të gjithë popujt e botës. Nuk ka shpëtim pa njohur, përqafuar dhe besuar Krishtin si ai që vdiq për mëkatet tona dhe u ringjall sërish.

0

Mendime Shtjelluese Mateu 11

Le të kujtojmë që ekziston Njëri që çdo ditë shënon gjithë sa bëjmë për Të, dhe sheh më tepër bukur në punën e shërbëtorëve të Tij nga sa shohin ata vetë. E njëjta gjuhë që dha dëshmi për Gjonin në burg, do të japë dëshmi për gjithë njerëzit e Tij ditën e fundit. Ai do të thotë, “Ejani, të bekuar të Atit tim, trashëgoni mbretërinë që u përgatit për ju që para themelimit të botës.” Pastaj, dëshmitarët e tij besnikë do të zbulojnë, për habinë dhe mahnitjen e tyre, që nuk kishte asnjë fjalë të cilën e thanë për llogari të Zotërisë së tyre e cila të mos marrë një shpërblim.

0

Si ta di që kam vlerë në sytë e Zotit e megjithatë të mos bëhem krenare?

Hiri i Perëndisë është më i madh
Mendoj që Tim Keller është ai që e ka bërë të famshëm formulimin e ungjillit: “Ju jeni më tepër mëkatarë nga sa keni menduar ndonjëherë.” Dua t’ia them këtë gjë edhe Kejsit e cila e ka përshkruar me terma shumë të fortë ndjesinë e saj për neverinë ndaj vetes, që ajo nuk ka arritur në fund të thellësisë së mëkatit të saj. Asnjëri prej nesh nuk e ka arritur.

0

Mendime Shtjelluese Mateu 10

Ky kapitull ka një solemnitet të veçantë. Këtu kemi regjistrimin e shugurimit të parë që ka ndodhur ndonjëherë në kishën e Krishtit. Zoti Jezus zgjodhi dhe dërgoi dymbëdhjetë apostuj. Këtu kemi tregimin e nxitjes së parë që ju dha shërbëtorëve të krishterë të sapocaktuar. Vetë Zoti Jezus është Ai që e përcjell këtë nxitje. Nuk ka pasur ndonjëherë një shugurim kaq të rëndësishëm. Nuk ka pasur kurrë një nxitje më solemne se kjo!Këtu gjejmë tre mësime që duken shumë qartë në pesëmbëdhjetë vargjet e para të këtij kapitulli. Le t’i marrim sipas radhës.

0

Si mund t’ia jap jetën time Perëndisë?

nga Pastor John PiperDisa prej pyetjeve më të mira që na vijnë në adresën tonë janë shumë të shkurtra dhe të drejtpërdrejta, sikurse kjo pyetje nga Elizabeta nga Tempe, Arizona. “Pastor John, çfarë do të thotë t’ia ‘japësh jetën tënde Perëndisë’? Dëgjoj për këtë gjë gjithë kohën. Cilat janë disa kategori biblike të cilat do t’i përdornit ju për ta shpjeguar këtë frazë?”Nuk mund ta them me siguri se për se e kanë fjalën të tjerët kur thonë se ja kanë dhënë jetën e tyre Perëndisë, apo dëshirojnë t’ia japin Atij jetën e tyre…

0

Mendime Shtjelluese Mateu 9

Nëse e kemi disi idenë rreth lutjes, le ta mbajmë përherë në mendje që të mos harrojmë kurrë këtë thirrje solemne të Zotit tonë. Le ta ngulitim në mendjen tonë që kjo është një prej mënyrave më të mira për të bërë mirë dhe për të penguar ligësinë. Puna personale për shpirtrat është gjë e mirë. Dhënia e parave është gjë e mirë. Por lutja për shpirtrat është më e mira. Me lutje arrimë tek Ai pa të cilin puna dhe paraja janë njëlloj të kota. Me lutje marrim ndihmën e Frymës së Shenjtë.

0

Çfarë duhet të besoj që të shpëtohem?

Unë përdor tekste si këto për të thënë që duhet të fillosh nga ky thelb – nga vdekja e Jezusit. Ai vdiq për mëkatet tona, dhe kjo do të thotë që unë duhet të besoj që jam një mëkatar. Një person që nuk beson se është mëkatar nuk mund të shpëtohet. Nëse nuk ka asgjë për të falur, ai nuk ka bërë asgjë për mua. Nëse nuk ka bërë asgjë për mua nuk po i besoj atij për shpëtim. Nëse nuk i besoj atij për shpëtim nuk jam i shpëtuar. Prandaj, duhet të besoni që jeni mëkatar.

0

Mendime Shtjelluese Mateu 8

nga J. C. Ryle

Mateu 8:1-15
Kapitulli i tetë i Ungjillit sipas Mateut është plot me mrekullitë e Zotit tonë. Në këtë kapitull janë regjistruar në mënyrë të veçantë pesë të tilla. Në këtë gjë ka një hijeshi të bukur. Ishte gjë me vend që predikimi më i madh që është predikuar ndonjëherë të pasohej menjëherë prej provave të fuqishme të cilat dëshmonin që predikuesi ishte Biri i Perëndisë.

0

Pse Adami ka rëndësi për Misionin Botëror?

Kur isha duke predikuar nga Romakëve para dhjetë vjetësh arrita në kapitullin pesë dhe nuk kisha menduar kurrë më parë se sa të rëndësishme janë vargjet Romakëve 5:12-21 për misionin. Këto vargje fillojnë duke thënë , “Prandaj, ashtu si me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja po ashtu vdekja u shtri tek të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan.”

0

Mendime Shtjelluese Mateu 7

Ajo që Zoti ynë ka për qëllim të dënojë është një frymë kritike dhe faj kërkuese. Gatishmëria për të fajësuar të tjerët për ofendime të parëndësishme, apo për çështje të mospërfillshme – zakoni i dhënies së gjykimit të nxituar – prirja për t’i zmadhuar gabimet dhe dobësitë e fqinjëve tanë, dhe për t’i bërë të duken sa më të këqij – kjo është ajo që Zoti ynë është duke e ndaluar.