10 Shkurt – Octavius Winslow

10 Shkurt

Sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta.” Hebrenjve‬ ‭7:25‬

Sa e ëmbël dhe ngushëlluese që është për besimtarët në momentin e vajtimit kjo pamje e Emanuelit tonë të lartësuar – kur gjendet në dhomëzën e tij të vetmisë, apo kur rënkon mbi shtratin e tij nga një “sëmundje që e ka lënë në vend”! Mund të jetë tepër i zhytur në pikëllim, për ta shprehur shpirtin e tij të përvuajtur në lutje – gjendja e tij fizike mund të jetë aq e dobësuar nga sëmundja dhe aq e rrënuar nga dhimbja saqë mendja e tij nuk është në gjendje të mendojë një mendim të afërt dhe të lidhur frymëror – oh sa i ëmbël është në atë moment ndërmjetësimi i Jezusit, të dish që në momentin e mjerimit më të thellë të shpirtit, atëherë kur kanë shterur simpatia dhe fuqia njerëzore, “Jezusi ka hyrë në qiell për të ndërmjetësuar në praninë e Perëndisë” për fëmijën e Tij që po vuan! Kur mbi tokë nuk shqiptohet asnjë fjalë – kur zemra është thyer – kur buzët janë kyçur – në atë moment të ngremë sytë lart dhe të shohim Vëllanë tonë të madh – Vëllanë e lindur për ditën e vështirë – Krye Priftin e lartësuar i cili zgjat spektrin e tij të artë përpara froni ndërsa reja e meritës së tij shlyese ngrihet lart para pajtuesit, dhe ndërsa ngrihet mbart me vete personin, emrin, rrethanat dhe nevojat e të përvuajturit mbi tokë. Ç’farë Ungjill i çmuar që shpaloset para syve të besimit një pamje kaq të bekuar sa kjo! Kur ti o shpirt i mundur nuk mund të mendosh dot për Të, Ai mendon për ty – kur ti nuk mund t’i lutesh dot Atij, Ai po lutet për ty, sepse “Ai rron për të ndërmjetësuar.”


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*