12 Gusht – Octavius Winslow

“Sepse rrethprerja e vërtetë jemi ne, që i shërbejmë Perëndisë në Frymë dhe që mburremi në Krishtin Jezus pa besuar në mish.” Filipianëve 3:3

Hapi i parë që hedh Fryma në këtë punë madhështore është të na largojë nga vetja – nga gjithë mbështetja në drejtësinë tonë, dhe nga gjithë varësia mbi forcën tonë të qenësishme. Por le të mos supozojmë që kjo ndarje nga parimi i vetes ndodh plotësisht kur “bashkohemi me një tjetër, domethënë me Krishtin.” Kjo është puna e gjithë jetës. Mjerisht! Edhe në rastin më të mirë Krishti ka veçse një pjesë të dashurisë tonë. Zemra jonë është e ndarë. Është e vërtetë që ka momente të të ndritshme dhe të shkëlqyera kur me sinqeritet dhe zjarr dëshirojmë dorëzimin e plotë dhe pa rezerva. Por fuqia skllavëruese e një objekti rival shumë shpejt na zbulon sa i pjesshëm dhe i papërsosur ka qenë dorëzimi ynë. Kjo shkëputje nga vetja – nga të gjithë idhujt tanë – është një punë e përhershme dhe e pandërprerë e Frymës. Kush tjetër përveç Frymës Hyjnore mund të na udhëheqë në mënyrë të tillë larg vetes, në të gjitha format e saj për të na shtrënguar ta shkelim gjithë lavdinë tonë në pluhur, dhe të pranojmë bashkë me Palin që ne jemi “më të vegjël se shenjtri më i vogël.”

Por më tepër se kaq, Ai na udhëheq nga një e kundërt ekstreme e vetes – nga një pamje e dëshpëruar e mëkatshmërisë tonë personale. Sa shpesh ka ndodhur që kur sytë kanë qenë të fiksuar përbrenda, duke soditur zymtësinë dhe rrëmujën e kaosit moral, Fryma na ka udhëhequr me butësi dhe në mënyrë të hirshme nga vetja tek një objekt pamja e të cilit na nga ngritur menjëherë nga viset e dëshpërimit! Sa shumë ecin në skllavëri të dhimbshme dhe poshtëruese për shkak se nuk janë udhëhequr në mënyrë të mjaftueshme larg vetes së tyre? Ata gjithmonë mendojnë për pendimin e tyre të papërsosur, apo për besimin e tyre të dobët, ose për frytshmërinë e tyre të pakët, sa duket që gjithmonë lëvizin në një rreth, dhe nuk e dinë fare se si është të ecin në një vend të hapur. Kështu, Fryma e Perëndisë në udhëheq si larg vetes mëkatare ashtu edhe larg vetes së drejtë.

Ku na udhëheq Ai? Ai na udhëheq tek Krishti. Në nevojën tonë të thellë, tek kush tjetër do të donim të na udhëhiqte? Tani që dimë diçka nga përjetimi me Jezusin, tek kush të shkojmë veçse tek Ai? Duke qenë se në një farë mase nga ka shkëputur nga vetja, Ai na sjell në një përjetim më të ngushtë të bashkimit tonë me Shpëtimtarin. “Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marë prej meje dhe do t’jua kumtojë.”

Ky premtim përmbushet kur në gjithë nevojën tonë, Ai na udhëheq tek Krishti. A jemi fajtorë? Fryma na udhëheq tek gjaku i Jezusit. A jemi të lodhur? Fryma na udhëheq të qëndrojmë në Jezusin. A jemi të pikëlluar? Fryma na udhëheq tek dhembshuria e Jezusit. A jemi të tunduar? Fryma na udhëheq tek mbrojtja e Jezusit. A jemi të trishtuar dhe të shkretuar? Fryma na udhëheq tek plotësia e Jezusit. Ende Ai na çon tek Shpëtimtari. Fryma i Shenjtë është ngushëlluesi ynë, por Jezusi i shenjtë është ngushëllimi ynë. Tek Jezusi – tek personi i Tij, tek ofiqet e Tij, dhe tek vepra e Tij, në jetë dhe vdekje na udhëheq përherë Udhëzuesi Hyjnor.


SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë. Për postimet në internet, duhet të sigurohet një link i këtij dokumenti në faqen tonë të internetit!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*