12 Janar – Octavius Winslow

12 Janar

“Sepse pranë teje është burimi i jetës.” Psalmi 36:9

Shihni se çfarë burimi jete që është Perëndia! Gjithë gjallesat, nga engjëlli më i lartë e deri tek krijesa më e ulët e tokës e marrin frymën e ekzistencës së tyre prej Tij. “Në të ne jetojmë, lëvizim dhe kemi qenien tonë.” Por Ai është më tepër se kaq për Kishën. Ai është burimi i dashurisë ashtu sikurse është burimi i jetës. Frymët e “të drejtëve që u bënë të përsosur,” dhe të shpenguarit e dheut, e kënaqin shpirtin e tyre të etur në plotësinë e tejmbushur të dashurisë së Atit. Sa shumë kemi nevojë për këtë të vërtetë! Çfarë pikëpamjesh të kufizuara, konceptimesh të padrejta dhe interpretimesh të gabuara kemi ruajtur për Të, thjesht sepse e kemi anashkaluar karakterin e Tij si Burimi i ujërave të gjalla! Ne e “kufizojmë të Shenjtin e Izraelit.” E gjykojmë atë përmes konceptimeve tona të dobëta rreth gjërave. Mendojmë se Ai është si ne. Në përqasjen tonë harrojmë që po shkojmë tek një Burim i Pafundmë. Harrojmë që sa më e madhe të jetë kërkesa që i çojmë Perëndisë aq më tepër do të marrim, dhe sa më shpesh të shkojmë tek Ai aq më shpesh do të mik pritemi. Harrojmë që nuk mund të kërkojmë dot kurrë më tepër se duhet. Është mëkat nga ana jonë dhe çnderim për Të fakti që kërkojmë kaq pak. Harrojmë që Ai përlëvdohet në dhënie; dhe që sa më tepër hir derdh mbi popullin e Tij, aq më i pasur do të jetë lavdërimi që Ai do të marrë. Sa e denjë është “dhurata e Tij e patregueshme” për këtë Burim të Pafundmë dashurie dhe hiri. Kjo dhuratë erdhi nga një zemër e madhe dhe ajo zemër që dha Jezusin nuk do t’u privojë asnjë gjë të mirë atyre që ecin me drejtësi.


© www.fjaletejetes.com
Abonohu në www.fjaletejetes.com
Ju lutemi vendosni adresën tuaj të emial-it nëse dëshironi të lajmëroheni për çdo postim të ri nga www.fjaletejetes.com!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*